Ambasada e Norvegjisë ofron dorën e bashkëpunimit Komunës së Preshevës! (video)
Zëvendësambasadorja e Ambasadës së Norvegjisë, në Beograd Jannicke Bainm realizoi një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dhe u tha se populli i Preshevës ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë krizës së refugjatëve.U dakorduam se Preshevës tash i duhet mbështetja e duhur sikur që Presheva dha mbështetjen e duhur refugjatëve në nevojë, dhe në takimin e ardhshëm do të diskutohet konkretisht se në çfarë fushe Komuna e Preshevës dhe Ambasada e Norvegjisë mund të bashkëpunojnë.