Alternativës për Ndryshim në Preshevë i bashkohen edhe 3 këshilltarë të PDSH-së
Alternativa për Ndryshim tani është bërë me 14 këshilltarë në kuvendin komunal pas bashkimit të 3 këshilltarëve të PDSH-së, njofton APN.“Duke pas parasysh programin politik të Alternativës dhe sukseset e pandërprera të politikës zhvillimore të pushtetit lokal dhe duke bindur edhe një pjesë të opozitës për këtë, sot zyrtarisht një grup prej 3 këshilltarëve të opozitës nga radhët e PDSH-së janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të APN-së në Kuvendin Komunal”, kështu thuhet në njoftimin e APN-së.
Sipas kryesisë së partisë Alternativa për Ndryshim bëhet fraksioni më i madh në Kuvendin Komunal dhe me këtë edhe partia politike më e fuqishme në komunën e Preshevës.
Vlen të theksohet se këto informacione janë vetëm të APN-së dhe se nuk janë të konfirmuara pasi që nuk janë përm,endur emrat e këeshilltarëve./Titulli.com/