Aliu: Komunalia do të jetë si ekip shtesë për raste emergjente gjatë stinës së dimrit
Lokale

Aliu: Komunalia do të jetë si ekip shtesë për raste emergjente gjatë stinës së dimrit

06.Dec.2019 08:32
0

Në mbledhjen e Shtabit për Situata të Jashtëzakonshme u përmend edhe si ndihmë shtesë do të jetë ndërmarrja publike “Komunalia”. Përfaqësuesi nga kjo ndërmarrje, Semi Aliu deklaroi se ne jemi të gatshëm që në situata të veçanta të i dalim në ndihmë qytetarëve për heqjen e borës gjatë dimrit. 

 Ai shton se NP “Komunalia” posedon mjete për mirëmbajtjen e rrugëve apo parcelave të ndryshme gjatë dimrit por ne do të jemi si ekip shtesë pasi është kompania e cila është përzgjedhur për mirëmbajtjen e rrugëve.

 “Komunalia me mjetet që disponon për mirëmbajtjen e rrugëve dhe parcelave të ndryshme gjatë sezonit dimërorë. Komunalia më shumë veprimtarinë e saj e zhvillon në mirëmbajtjen e qytetit, por kemi edhe vegla të punës ku në rrethana të veçanta. Shembull nëse sasia e borës është e madhe mund të i dalim në ndihmë edhe qytetarëve të cilët janë në nevojë. Momentalisht neve posedojmë disa makina të cilat janë të afta për me i kry disa aktivitete, por të kuptohemi jo aktivitete ose punë të mëdha. Pasi ne e dimë që për mirëmbajtje është kompania e cila më herët u përmend. Mirëpo neve do të jemi si ekip shtesë për raste emergjente, prandaj e thashë që ne jemi në diskonim varësisht nevojës”, tha Aliu. 

 Sipas tij në dispozicion mjete që mund të përdoren edhe gjatë sezonit të dimrit “Komunalia” ka edhe tre makina të cilat mund të përdoren për dimër.

 “Në disponim tani për tani kemi dy makina që janë për bartjen e rrjetit, vendosjen e kanalizimit por mund të na hyjnë në punë edhe në largimin e borës. Faktikisht e kemi edhe një makinë tjetër e cila është me një defekt të vogël por besoj se së shpejti do ta riparojë, sepse parashikohet që në këtë dimër do të ketë reshje të mëdha dhe makinat të cilët i kemi do të jenë në gjendje gatishmërie në raste të veçanta”, theksoi Aliu.    

 

 

 

     

copy(/home/titulli/public_html/images/image/0_12_1426173237843822098.gif): failed to open stream: No such file or directory
Të rinjtë e të tre nacionaliteteve me mesazh kundër urrejtjes
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration