Alabbar kërkon të bashkëpunojë me Kushner për ndërtimin e hoteleve në Beograd
Rajoni dhe Politika

Alabbar kërkon të bashkëpunojë me Kushner për ndërtimin e hoteleve në Beograd

08.Apr.2024 08:20
0

Mohamed Alabbar, themeluesi i Emaar raportohet se është në bisedime për të bashkëpunuar me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e hoteleve në qendër të Beogradit.

Lajmin e bën me dije agjencia "Reuters", ndërsa bashkëpunimi i tyre nuk ishte raportuar më parë.

Kushner shpalosi pak kohë më parë planin e tij për të ndërtuar një kompleks hotelesh në vendin ku ndodhej ish-godina e Shtabit të Përgjithshëm serb, që u bombardua nga NATO, gjithashtu edhe resort turistik në ishullin e Sazanit dhe Zvërnec të Shqipërisë.

Kompania e tij e investimeve Affinity Partners ka marrë 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, megjithatë nuk e ka sqaruar nëse para nga ky fond do të investohen në projektet në Ballkan.

Kujtojmë se Alabbar është aktualisht duke zhvilluar projektin kontravers të Portit të Durrësit. Alabbar, po sipas Reuters, ka nisur të shesë asetet e pronave në Bjellorusi te një kompani multi miliardëshe e zhvillimit të pronave në Minsk.

Alabbar ka patur një plan të hershëm për të zhvilluar një zonë buzë lumit që kalon në Beograd, por herë pas here në media është raportuar për tërheqjen e tij nga ky investim.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/oteli-beograd.jpg): failed to open stream: No such file or directory
​85 vjet nga pushtimi italian i Shqipërisë
Vdes gruaja që u plagos nga shtetasi i Maqedonisë në afërsi të pikës së pagesës në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration