Ahmeti dhe Musliu kërkojnë reciprocitet
Në selinë e partisë në Tetovë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe të partisë Lëvizja e Progresit Demokratik nga Bujanoci, Jonuz Musliu.Temë kryesore e këtij takimi ka qenë situata aktuale në Luginën e Preshevës, respektimi i të drejtave të komunitetit shqiptar në Serbi dhe kërkesat e shqiptarëve të Luginës, pas situatës së re të krijuar nga marrëveshja e arritur për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
Kryetari i KKSH-së, Jonuz Musliu, pas kthimit nga Maqedonia i ka thënë portalit informativ Titulli.com se takimi ishte shumë i frytshëm dhe se është biseduar për të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Musliu me këtë rast ka thënë se Ahmeti ka përkrahë reciprocitetin e të drejtave me serbët e Kosovës, pasi shqiptarët në Luginë nuk janë të barabartë.
Më 12 shtator do të mbahet seance e këshilltarëve të tre kuvendeve shqiptare, iniciativë e ndërmarrë pas pakënaqësisë së shprehur nga spektri politik i Luginës me pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sidomos pas dhënies së Asociacionit serbëve në Kosovë. /Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/252840_ali-ahmeti.jpg): failed to open stream: No such file or directory