Afirmimi i vlerave fetare në Luginë të Preshevës
Pjesëmarrja aktive e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, në zgjedhjet e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë dhe pozitat që përfaqësojnë shqiptarët, për herë të parë në historinë e saj, janë të arriturat më të mëdha, që nga paslufta e këndej. Në kreun udhëheqës të Rijasetit, është vënë një zëvendës "“ kryetar, pastaj një nënkryetari i Kuvendit si dhe përfaqësimi me 10 anëtarë shqiptarë, në organin më të lartë legjislativ të Rijasetit, theksoi zëvendës "“ kryetari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, nga Lugina e Preshevës, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.Zotëri Saqipi, çka do të thotë për shqiptarët e Luginës, zgjedhja Juaj në një post të rëndësishëm shtetëror në krye të Bashkësisë Islame të Serbisë?
SAQIPI: Zgjedhja dhe përfaqësimi i shqiptarëve në organin më të lartë të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, është një hap shumë pozitiv për shqiptarët, një nga projektet më të rëndësishëm të arritur pas konflikteve të armatosura në Luginë të Preshevës, Marrëveshjes paqësore të Konçulit dhe reformave të OSBES-së për një pushtet, media e polici multietnike, pastaj participimin e shqiptarëve në Trupin Koordinues, Këshillin Nacional etj.
Ndërsa, pjesëmarrja aktive e Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – BIPBM, në zgjedhjet e Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë dhe pozitat që përfaqësojnë shqiptarët për herë të parë në historinë e saj, janë të arriturat më të mëdha, që nga paslufta e këndej. Në kreun udhëheqës të Rijasetit, është vënë një zëvendës – kryetar, pastaj një nënkryetari i Kuvendit si dhe përfaqësimi me 10 anëtarë shqiptarë në organin më të lartë legjislativ të Rijasetit.
Cilat do të jenë hapat e para që do t’i ndërmerrni si zëvendës -kryetar i Rijasetit të Serbisë?
SAQIPI: Që nga viti 2003, nëpërmes BIPBM, kem arritur që si institucion fetar t’i zhvillojmë, avancojmë dhe afirmojmë vlerat e besimtarëve të Luginës, si në institucionet shtetërore, shoqërore, në arsim dhe të gjitha poret e jetës. Gjithashtu, kem arritur që ta sensibilizojmë çështjen e besimtarëve, si brenda she jashtë shteti, në nivel ndërkombëtar. Vlen të theksohen takimet me përfaqësuesit e Ministrive dhe Ligës Botërore Islamike në Saudi, pastaj organizimin e Haxhit, takimet me kryetarin e Dijanetit të Turqisë, Shqipërisë, Maqedonisë, vizitat në ambasadat e akredituara në Beograd, kontaktet me përfaqësuesit institucionalë fetarë në Bosnjë, Kroaci, Novi Sad etj. Ndërsa, participimi i BIPBM në Rijaset, do t’na mundësoj që t’i forcojmë kompetencat tona në shtet, ku nga prioriteti i kërkesave tona do të jenë përfshirja në financimin obligativ në buxhetit qendror dhe mbështetja e Ligjit për forcimin e kompetencave për të funksionuar në suaza normale në këto hapësira.
Konfliktet në mes BIPMB-së dhe KBI-së, kanë qenë të kahmotshme në Luginë të Preshevës, si Ju edhe ata thirren në legjitimitet dhe institucionalizëm. Cili është komenti Juaj në këtë drejtim?
SAQIPI: Kontestimi i legjitimitetit ndërmjet BIPBM-së dhe BIK-ut, ka qenë i kahershëm dhe vazhdon edhe sot. BIPBM, që nga viti 2003, kur është themeluar, në kontinuitet të KBI-ve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, ia ka tërhequr vazhdimisht vërejtjen BIK-ut, që të pranojnë realitetin dhe të integrohet në organizimin fetar të BIPBM, e të largohen nga paralelizmat, të cilat nuk i kontribuojnë për të mirë besimtareve të Luginës, por përkundrazi i sjellin dëm proceseve të përgjithshme fetare në rajon.
Mandej, instalimi i politikës përçarëse të Sanxhakut, nga Novi Pazari në Luginë të Preshevës, përmes BIK-u i Luginës edhe më shumë na ka sjell dëm në forcimin e institucionit të BIPBM-së, kur dihet se shqiptarët e Luginës nuk kanë të përbashkët me boshnjakët as në planin gjuhësor e as politik.
Dallimet ndërmjet funksionimit të tri Bashkësive Islame janë të qarta:
– BIPBM, si Bashkësi Islame e pavarur (Meshihat) e Luginës së Preshevës e regjistruar në Ministri të Beogradit në vitin 2003. – Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi e Zurkoliqit në kudër të Sarajevës e themeluar në vitin 2006 e cila funksionon si një organizim në shtet të huaj. – Bashkësia Islame e Serbisë si bashkësi fetare Islame tradicionale që është e themeluar ne vitin 1868.
Madje, duke qenë si regjione specifike: Lugina e Preshevës, Saxhaku dhe Beogradi, jemi dakorduar, që të themelohet një Rijaset, i cili i bashkon tre regjione si model i Rijasetit të SFRJ. Prandaj, në vitin 2008, është themeluar Rijaseti i Bashkësisë Islame të Serbisë, e cila përmban legjitimitetin tradicional të Bashkësisë Islame të Serbisë, që nga viti 1868.
Çka duhet në ndryshohet në Luginë të Preshevës, në aspektin fetar?
SAQIPI: Në Luginë të Preshevës, duhet të përkrahet Institucioni fetar legjitim, i cili është për të mirën e besimtarëve në veçanti dhe shoqërisë sonë në përgjithësi. Gjithashtu, Bashkësia Islame e Kosovës, duhet ta pranoj BIPBM-në, ndërsa Meshihati i Sanxhakut, sa më shpejt, duhet të tërhiqet nga politika përçarëse e Luginës, në mënyrë që Institucioni vendor t’i merr punët në dorë të veta dhe ta stabilizoj situatën fetare në Luginë. Bashkësia Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegje, duhet të funksionoj si të gjithë institucionet në shtet dhe ligji të jetë edhe përkrah institucionit fetar, që t’i fusim në kompetenca të drejtat fetare sipas konventave ndërkombëtare.
A do të mund të ekzistojë vetëm një institucion fetar në Luginë, a do të ishit dakord për bashkëpunim?
SAQIPI: Në Luginë ekziston një institucion i vetëm fetar, i cili është themeluar për t’i zgjedh problemet dhe me avancuar çështjen e besimtarëve në shtet dhe shoqëri. Ndërsa, paralelizmi i BIK-ut dhe Sanxhakut, është i panevojshëm dhe i patolerueshëm.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/nexhmedin%20ef.%20saqipi.jpg): failed to open stream: No such file or directory