Aeroplani i parë komercial elektrik në botë kryen udhëtimin e parë
Një aeroplan krejtësisht elektrik ka arritur që të qohet në ajër në Vancouver të Kanadasë, të cilin operatorët e përshkruajnë si “të parin në Botë” për industrinë ajrore.
Kompanitë thonë se ky është hapi i parë drejt realizimit të “udhëtimit komercial të parë në botë nga një avion krejtësisht elektrik”.
Shtyrja drejt elektrikes mund të ndihmoj në zvogëlimin e emetimeve të gazrave e ndotjes së ajrit nga avio-sektori.
“Ky fluturim historik paraqet fillimin e zonës së tretë në aviacion – atë elektrik”, kanë deklaruar kompanitë Harbour Air dhe magniX.
Ky udhëtim u realizua nga aeroplani për gjashtë pasagjerë DHC-2 de Havilland Beaver i cili kishte motorin elektrik me 750 kuajfuqi.
Operatori kanadez i aeroplanëve të detit Harbour Air, shpreson që të elektrifikoj të gjithë flotën e saj deri në 2022-ën.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/EROPLANI%20ELEKTRIK.jpg): failed to open stream: No such file or directory