Administrata komunale në Preshevë rrezikohet me kolaps, qytetarët të kërkojnë më shumë transparencë (video)
Lokale

Administrata komunale në Preshevë rrezikohet me kolaps, qytetarët të kërkojnë më shumë transparencë (video)

12.Apr.2018 07:03
0
Administrata e komunës së Preshevës vazhdon të përballet me mungesën e kuadrove të rinj ndërsa tani ka 97 persona të punësuar.

Agim Ymeri, kryeshef në administratën komunale në Preshevë për Portalin Titulli.com ka thënë se administrata në Preshevë numëron gjithsejtë 97 të punësuar, duke përjashtuar stafin e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës që me ligjin e ri nuk llogariten punëtorë të administratës komunale.

Sipas tij pas masave restriktive të qeverisë së Serbisë në administratë e Preshevës çdo vit janë paraqitur vështirësi në funksionim dhe se përgjatë 5 viteve qeveria ka lejuar vetëm 2 punësime.

Sa i përket funksionin dhe shërbimeve që kryehen nga nëpunësit, Ymeri theksoi se deri më tani nuk ka pasur ankesa nga qytetarët.

''Deri më tani nuk kemi pasur asnjë ankesë nga qytetarët. Administrata komunale është efikase sepse tërë procedurat tashmë kryhen në formë elektronike, duke u nisur nga zyra shërbyese informative ku qytetarët pajisen me dokumente brenda 1 minute. Në përgjithësi jemi të kënaqur më punën të cilën e bëjnë shërbimet tona'', deklaroi mes tjerash Ymeri .

Në pyetjen e Titulli.com se a priten punësime të reja gjatë vitit 2018, Ymeri foli me shqetësim për këtë temë duke thënë se nga viti 2013, pas hyrjes në fuqi të urdhëresë për ndalimin e punësimeve, administrata në Preshevë është mangët për 13 punëtorë.

''Nga viti 2013 pas ligjit për ndalimin e punësimeve ne përgjatë 5 viteve kemi mangët 13 punëtorë. Një numër i tyre janë pensionuar ndërsa një pjesë tjetër ka gjetur vend pune më të mirë. Dhe deri sa të jetë urdhëresa e qeverisë ne nuk mundë të bëjmë punësime të reja në administratën komunale”, potencoi Ymeri.

Ai gjithashtu theksoi se çdo muaj bënë kërkesa qeverisë në Beograd dhe deri më tani u janë lejuar vetëm 2 punësime ndërsa gjendja në administratë do të vështirësohet pasi vitin 2018/2019 do të dalin në pension 3 deri 4 punëtorë.

Kreshefi Ymeri thotë se me sistematizimin punës ekzistojnë vende të lira por shpreson se një ditë do të largohet urdhëresa dhe do të plotësohet zbraztësira e resurseve njerëzore.

Agim Ymeri, mban pozitën e kryshefit të administratës komunale nga muaji Prill i vitit 2016 dhe është deklaruar se do të punojë në promovimin e transparencës komunale ndaj qytetarëve.

“Gjatë vitit 2017 kemi pasur vetëm 2 kërkesa të qytetarëve për qasjen në dokumentet e rëndësisë publike dhe i kemi dhënë përgjigjet e kërkuara. Ne çdo vit bëjnë raporte për kërkesat e tilla që vijnë nga qytetarët dhe institucionet e ndryshme shtetërore”, u shpreh Ymeri.

Ligji mbi qasjen në dokumentet e rëndësisë publike i jep mundësinë qytetarëve dhe institucioneve tjera të kërkojnë llogari për shpenzimin dhe menaxhimin e parasë publike edhe në qeverisjen lokale./Titulli.com/

Bujanoci nikoqir i festivalit ndërkombëtar të basketbollit për fëmijë
Seminar njëditorë "Sekretet e fëmijërisë" në Bujanoc dhe Preshevë, apliko tani
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration