A vjen sot në Bujanoc presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq?
Për ditën e premte sot ishte planifikuar ardhja e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bujanoc mirëpo akoma nuk është konfirmuar prezenca e tij.
Përfaqësuesi i “Partisë Përparimtare” në komunë të Bujanocit Nenad Mitroviq gjatë deklaratave kishte thënë se do të vizitojë shkollën fillore “Sami Frashëri”, në fshatin Luçan dhe kjo kishte ngjallë etuziazmin tek disa përfaqësues lokal shqiptarë, transmeton Titulli.com.
Redaksia e Titulli.com mëson se ardhja e tij sot mundë të anulohet apo edhe të shtyhet për kohë të pacaktuar por ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar.
Presidenti Vuçiq kishte planifikuar edhe vizitën në kishën e fshatit Bozhinjevc, takime brenda objektit të komunës në zyrën e Trupit Koordinues në Bujanoc./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ucici-banja.jpg): failed to open stream: No such file or directory