A po rrezikohet policia multietnike në Luginë?
Integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore e veçanërisht formimi i policisë multietnike ishte pjesë e marrëveshjes së paqes në Luginë.Në policinë multietnike përfaqësimi do të duhej të ishte proporcionalisht me përkatësinë etnike në tri komunat e Luginës, por që nga viti 2001, sikur në shumë sfera të jetës në këtë zonë edhe çështja e policisë ka dështuar. Përfaqësues politik dhe ata të shoqërisë civile në këtë zonë e kanë vlerësuar gjendjen serioze në këtë institucion, ndaj kanë kërkuar një zgjidhje konkrete.
Deputeti popullor Riza Halimi, ka kërkuar që policisë lokale ti kthehet statusi që ajo e ka pasur me Kushtetutën e vitit 1974.
Së fundi në Organizatën e Punëve të Brendshme në Bujanoc është emëruar një shqiptar në hierarkinë komanduese, kjo mbase është komentuar si shpresëdhënëse për fillim të reformave. Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Jonuz Musliu, e ka përshëndetur këtë emërim, por ai kërkuar reformimin e kësaj policie, transmeton RTK.
Për Jeton Ismailin, gazetar, shqetësim mbetet zvogëlimi i numrit të policëve shqiptarë.
Sevdail Hyseni, përfaqësues i shoqërisë civile, kërkon angazhim serioz në kthimin e besimit të popullatës në policin multietnike.
Që kur kishte nisur projekti i Policisë Multietnike, me ndihmën e OSBE-së, vetëm në Bujanoc, janë mbi 40 pjesëtarë shqiptarë të policisë që janë larguar për arsye të ndryshme, ndërkohë ky numër mësohet se është edhe më i madh në Preshevë dhe ky numër asnjëherë nuk është plotësuar./Titulli.com/