A Fiton Trupi Imunitet Pas Shërimit nga Koronavirus
Trupi dhe shëndeti

A Fiton Trupi Imunitet Pas Shërimit nga Koronavirus

30.Mar.2020 12:37
0

“80 përqind e njerëzve do të sëmuren lehtë dhe do të rikuperohen”. Foto: Flickr

Në bazë të të dhënave të deritanishme, ekspertët besojnë se katër nga pesë persona të infektuar me COVID-19, do të shfaqin simptoma të një intensiteti mesatar në mos tepër të lehta për tu vënë re.

“80 përqind e njerëzve do të sëmuren lehtë dhe do të rikuperohen”, tha në një intervistë për WebMd, Dr.Robert Glatter, mjek pranë Spitalit Lenox Hill në Nju Jork.

Sipas tij, rreth 15 përqind e njerëzve të prekur nga koronavirusi kanë simptoma të rënda dhe vetëm 5 përqind e tyre vuajnë më pas nga probleme vdekjeprurëse.

Le të marrim rastin e aktorit Idriz Elba i cili gjithashtu është infektuar me COVID-19.

Ai u vetë-karantinua pas daljes së analizave dhe tha se nuk kishte asnjë simptomë të tij.

Megjithatë, Elba shprehu shqetësim për faktin se ai vuan nga azma dhe nuk është akoma i qartë për mënyrën se si do të ndikojë infeksioni tek gjendja e tij shëndetësore në të ardhmen e afërt.

A Do Të Jemi Imunë Ndaj COVID-19?

Ekspertë të tjerë amerikanë kanë bërë krahasime të nivelit të vdekshmërisë nga COVID-19 me atë të SARS që në vitet 2002-2003 shkaktoi panik në mbarë globin.

Ky virus kishte një nivel të frikshëm vdekjesh në krahasim me COVID-19, kjo për arsyen se simptomat shfaqeshin rëndë vetëm kur virusi kishte mbërritur në mushkëri.

Në rastin e COVID-19, virusi është i drejtpërdrejtë dhe infekton shpejt qelizat. Në të njëjtën kohë, imuniteti përgjigjet me anti-trupa dhe në varësi të organizmit, e lufton atë pa simptoma të forta.

Themi në varësi të organizmit, sepse ka njerëz që kanë imunitet të dobët si pasojë e sëmundjeve të ndryshme, por edhe ka njerëz, sidomos duhanpirësit, që kanë mushkëri më të brishta.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit të tregojnë kujdes dhe të vetë-izolohen.

Ata që infektohen dhe rikuperohen duhet të testohen dy herë dhe rezultati duhet të jetë negativ në mënyrë që të konsiderohen të shëruar.

Pavarësisht kësaj, ky virus mbetet akoma i mistershëm për shkencëtarët, të cilët thonë se gjasat që njeriu të fitojë imunitet prej COVID-19 janë të vogla, që do të thotë se mund të preken sërish prej tij.

Në mesin e ekspertëve ka nga ata që besojnë se pikërisht njerëzit që nuk shfaqin simptoma janë përgjegjës për përhapjen masive të COVID-19.

Rreth 86 përqind e rasteve të COVID-19 në Kinë nuk manifestuan simptoma gjatë dy javëve të para të epidemisë.

Më pas situata përshkallëzoi në atë pikë sa të gjitha vendet mbyllën kufinjtë dhe pjesa më e madhe u vetë-izolua.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Bllokimi për shkak të koronavirusit e pastroi ajrin në Evropë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration