40 nxënës nga Bujanoci pjesë e programit ndërkulturorë në Zvicër, Presheva nuk përfshihet
Një grup prej 40 nxënësve të 4 shkollave fillore dhe 2 të mesme nga komuna e Bujanocit do të qëndrojnë në fshatin e fëmijëve Torgen të Zvicrës për një program të edukimit ndërkulturor.Ata nga 8 Prilli der imë 24 Maj do të jenë pjesë në mënyrë aktive në seminare edukative së bashku me kolegët e tyre nga Zvicra, shkruan Titulli.com.
Ky program është në kuadër të projektit "Qyteti ynë, shkolla jonë", organizuar nga Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me organizatën partnere“Grupi 484” dhe në mbështetjen e Fondacionit të Fëmijëve Pestaloci.
Në këtë projekt për këtë fazë nuk është përfshirë asnjë shkollë nga komuna e Preshevës dhe Medvegjës./Titulli.com/