220 vjet nga vdekja e Uashingtonit, katër mijë vetë përcollën funeralin e tij
Atraktive

220 vjet nga vdekja e Uashingtonit, katër mijë vetë përcollën funeralin e tij

26.Dec.2019 16:29
0

I admiruar gjerësisht për cilësitë e tij të forta drejtuese, Uashingtoni u zgjodh unanimisht president në dy zgjedhjet e para kombëtare. Ai mbikëqyri krijimin e një qeverie të fortë të mirë-financuar kombëtare, që ndëjti asnjanëse gjatë Luftërave Revolucionare Franceze, shtypi Rebelimin Uiski, dhe fitoi pranimin e amerikanëve të të gjitha tipeve. Presidenca e Uashingtonit krijoi shumë precedentë, ende në përdorim sot, të tilla si sistemi kabinetit, ceremonia përuruese, dhe titullin zoti President.

Familja e Xhorxh Uashingtonit ishte fermere e pasur, që kishte në pronësi plantacione duhani dhe skllevër të cilët ai i trashëgoi. Ai kishte qindra skllever gjatë gjithë jetës së tij, por pikëpamjet e tij mbi skllavërinë ndryshuan gradualisht drejt heqjes së skllavërisë. Në rininë e tij ai u bë një oficer i lartë britanik në milicinë koloniale gjatë fazave të para të Luftës së franceze dhe indiane. Në 1775 Kongresi i Dytë Kontinental e emëroi Washingtonin si komandant të përgjithshëm të Ushtrisë Kontinentale në Revolucionin Amerikan. Në këtë komandë, Washingtoni i detyroi britanikët të lënë Bostonin në vitin 1776, por u mund dhe për pak u kap rob më vonë atë vit, kur ai humbi në Nju Jork Siti. Pas kalimit të lumit Delaware në mes të dimrit, ai mundi britanikët në dy betejat (Trenton dhe Princeton), rimori Nju Xhersin dhe restauroi vrullin ndaj kauzës së Patriotëve.

Strategjia e tij aktivizoi forcat kontinentale për të kapur dy ushtritë e mëdha britanike në Saratoga në 1777 dhe në Yorktown në 1781. Historianët vlerësojnë Uashingtonin për përzgjedhjen dhe mbikëqyrjen e gjeneralëve të tij, komandimin e ushtrisë, koordinimin me Kongresin, me guvernatorët shtetërorë dhe milicitë e tyre, dhe për kusgtimin e vëmendje për furnizimet, logjistikën dhe trajnimet. Pas arritjes së fitores në 1783, Uashingtoni dha dorëheqjen si kryekomandant, duke dëshmuar kundërshtimin e tij ndaj diktaturës dhe angazhimin e tij ndaj republikanizmit amerikan.

Katër mijë vetë përcjellin funeralin e Xhorxh Uashingtonit; “i pari në luftë, i pari në paqe, i pari në zemrat e amerikanëve”, siç tha atë ditë ligjvënësi Henry Lee. Uashingtoni kishte vdekur më 14 dhjetor, në moshën 68-vjeçare. Si presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara (1789-1797), komandant i përgjithshëm i ushtrisë kontinentale gjatë Luftës Revolucionare, dhe një nga themeluesit e Shteteve te Bashkuara, Uashingtoni cilësohej “ati i kombit” që kur ishte gjallë. Ai kryesoi Kuvendin që hartoi Kushtetutën; krijoi traditën e dorëzimit dhe kalimit paqësor të pushtetit; nuk pranoi për të shërbyer për një mandat të tretë si president; dhe ia dorëzoi detyrën nënpresidentit John Adams. /KultPlus/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/ashington.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration