141 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit
Kulturë

141 vjetori i lindjes së Mit’hat Frashërit

26.Mar.2021 09:54
0

Publicist, politikan dhe shkrimtar shqiptar, Mit’hat Bej Frashëri i njohur në veçanti me pseudonimin e tij Lumo Skëndo, lindi më 25 mars 1880 në Janinë dhe sot shënohet 141 vjetori lindjes së tij. 

Ai mendohet se ka lindur në Janinë, sot në Greqinë e veriut dhe e kaloi fëmijërinë në Stamboll, ku familja e tij ishte në zemër të lëvizjes kombëtare. Në moshën 17 vjeçare ai ndihmoi Kristo Luarasin dhe Kosta Jani Trebickën në publikimin e një almanaku kulturor shqiptar të njohur si Kalëndari Kombiar, i cili u shtyp në shtypshkronjën Luarasi në Sofie. Ai punoi për administratën Osmane në Selanik në vitet 1910 ndërsa më 1908 filloi të publikojë një gazetë të përjavshme të quajtur Lirija, e cila vijoi deri më 1910.

Mit’hati drejtoi Kongresin e Manastirit më 1908 dhe redaktoi revistën Diturija, e cila u botua fillimisht në Selanik dhe pastaj në Bukuresht e në fund, në Tiranë. Mit’hat Frashëri mbajti një qëndrim paqëtues kundrejt Turqve të Rinj dhe kundërshtoi nacionalizmin ekstrem. Por ai iu bashkua nacionalizmit shqiptar gjatë Luftërave Ballkanike dhe në nëntor 1912 u bë ministri i parë i punëve publike i qeverisë shqiptare si dhe konsull i përgjithshëm i Shqipërisë në Beograd e drejtor i përgjithshëm i postave. Në fillim të Luftës së Parë Ballkanike, ai u internua në Rumani por u lirua shpejt dhe u rikthye te publikimet.

Ai drejtoi delegacionin shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris ku qëndroi deri më 1922. Në Paris ai vijoi aktivitetin gazetaresk duke promovuar çështjen shqiptare në median franceze. Ai u tërhoq nga politika aktive pas fillimit të diktaturës së Zogut më 1925. Ai hapi një librari në Tiranë po atë vit dhe vijoi të kultivojë bibliotekën e tij private e cila përmbante rreth 20 mijë libra, koleksioni më i madh i librit në vend në atë kohë. Më 1938, Frashëri ofroi dhurimin e kësaj liblioteke për një ide për krijimin e institutit të studimeve albanologjike, por ky institut nuk u krijua. Në fund të vitit 1942, në moshën 62 vjeçare, ai rihyri në politikë për të luftuar pushtimin fashist të vendit dhe mori postin e drejtuesit të organizatës republikane Balli Kombëtar. Në vjeshtën e vitit 1944, kur fitorja e komunistëve dukej pranë, ai iku në Italinë e jugut. Biblioteka e tij në Tiranë u konfiskua dhe më pas u bë baza për hapjen e Bibliotekës Kombëtare.

Në vitet e para të Luftës së Ftohtë, Mit’hat Bej Frashëri u gjend në SHBA ku punoi për organizimin e një koalicioni antikomunist. Në gusht 1949 ai u zgjodh drejtues i Komitetit për Shqipërinë e Lirë. Ai vdiq në Nju Jork, ku edhe u varros. Frashëri ishte autor i një numri të konsiderueshëm librash shkollorë, përkthimesh, artikujsh gazetaresk, traktatesh politike, tregimesh dhe reflektimesh.

Ai u rivarros në Tiranë më 14 nëntor 2018 në Parkun e Tiranës ku gjenden edhe varret e Vëllezërve Frashëri.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory
Presion mbi krerët e teknologjisë për të kontrolluar lajmet e rreme
Musk: SpaceX Starship do të ulet në Mars para vitit 2030
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration