1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve (historiku)
Fillimi i muajit maj, përkatësisht data një shënon Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.
Kjo ditë u vendos në shenjë të respektimit të të drejtave të punëtorëve në mbarë botën.
Fillimisht kërkesa e parë për orarin në punë filloi në Australi gjatë 1885, ku protestat u shoqëruan me sloganin “8 orë punë, 8 orë gjumë dhe 8 orë dëfrim”.
Kjo nismë u parapiu protestave të përgjakshme të mijëra punëtorëve në Çikago të SHBA-së në vitin 1886, të cilët kërkonin të drejtat elementare.
Manifestimi i kësaj dite u bë një vit më vonë, pikërisht në këtë qytet dhe u vendos që kjo ditë t’u kushtohet punëtorëve në mbarë botën.
Shumë vite pas sërish në botë ka pakënaqësi për mënyrën sesi punëtorët trajtohen, duke filluar nga pagesat e ulëta, oraret e gjata dhe problematika të tjera.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aji-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory