Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska.
Rajoni dhe Politika

Zonja e Parë e Ukrainës dhe kreu i diplomacisë ukrainase vizitojnë Serbinë

13.May.2024 08:49
0

Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në Beograd.

Kjo është vizita e parë e një personaliteti të lartë ukrainas në Serbi prej se Moska e filloi pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Vizita e tyre filloi me një vizitë në Bibliotekën e Qytetit të Beogradit, ku u shoqëruan nga Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Zelenska vizitoi qytetin dhe kështjellën mesjetare serbe Kalemegdan, njoftoi agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Ndërkohë, Zelenska shkroi në rrjetin social Instagram se e vizitoi vendin arkeologjik me ekspozitën "Salla romake" në bibliotekën e qytetit të Beogradit, si dhe "Raftin ukrainas", një cep i bibliotekës me libra ukrainas që u themelua nën patronazhin e saj.

Ajo mori pjesë edhe në nënshkrimin e një marrëveshjeje për bashkëpunim në mes të universiteteve të Beogradit dhe Kievit, siç u raportua.

 

Serbia e mbështet integritetin territorial të Ukrainës, e cila përfshin gadishullin e Krimesë, i cili u aneksua nga Rusia në 2014. Megjithatë, edhe pse një kandidate për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) prej vitit 2012, Serbia nuk e ka përshtatur politikën e vet të jashtme me atë të Brukselit, duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës fqinje.

Zelenska dhe Kuleba mbërritën për të vizituar Serbinë dhjetë ditë pas zgjedhjes së Qeverisë së re serbe, pjesë e të cilës janë edhe dy ministra të afërt me Rusinë, gjë për të cilën Beogradi është kritikuar nga BE-ja dhe SHBA-ja.

 

Aleksandar Vulin - i cili është nën sanksionet e SHBA-së prej korrikut 2023, mes tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua zëvendëskryeministër. Ndërsa, Nenad Popoviq, i cili është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë – u emërua ministër pa portofol.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq është takuar me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tre herë prej shkurtit 2022, kur filloi pushtimi rus, gjatë forumeve ndërkombëtare jashtë vendit dhe herën e fundit në një takim rajonal në Tiranë në shkurt.

Prej vitit 2022, Serbia ka pranuar mijëra refugjatë ukrainas, ka dërguar ndihma humanitare në Ukrainë dhe ka premtuar se do ta ndihmojë Kievin në përpjekjet e tij për rindërtim të pasluftës.

Kryeministri Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
Policia rrugore aksion për transportuesit e organizuar të fëmijëve në ekskursione
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration