Zgjedhjet në Serbi, kjo është pjesëmarrja e votuesve deri në orën 16:00 në Preshevë e Bujanoc
Në Serbi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore.
Sipas të dhënave nga Komisionet Komunal Zgjedhor, deri ora 16:00 në votimet për deputet dalja ishte 5077 votues ose 11.71% në Preshevë ndërsa 27.46 për qind është dalja në Bujanoc.
Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë në Serbi, të cilët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre prej orës 07:00 deri në 20:00.
Të hapura janë 8.273 qendra votimi.