Lokale
“Zëri i Luginës” mysafir të Mbretit
Në kuadër të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar, në Shqipëri do të mbahet edicioni i parë “Festivali Folklorik Mbarëkombëtar”, ndërkaq të ftuar janë edhe SHKA “Zëri i Luginës” nga Bujanoci.
Këtë festival e ka organizuar SHKA “Ahmet Zogu” në bashkëpunim me SHPL “Vitrina” nga Shqipëria, ku do të marrin pjesë shoqata të ndryshme nga Lugina, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, etj.
ShKA “Zëri i Luginës”, vetëm se kanë filluar përgatitjet për këtë festival , ndërsa do të paraqiten me tre valle popullorë të zgjedhura si dhe me kostume tradicionale të Luginës.
“Festivali Folklorik Mbarëkombëtar” do të mbahet në Tiranë më 3 nëntor të këtij viti./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!