Zbulohet një minahedhës në hyrje të Lluçanit
Lokale

Zbulohet një minahedhës në hyrje të Lluçanit

09.Jan.2013 15:05
0
[caption id="attachment_50394" align="alignleft" width="230"]minahedhes Foto ilustrim[/caption] Tre kilometra në veriperëndim të Bujanocit është gjetur një minahedhës  60 milimetërsh i futur në tokë. Ali Asllani, udhëheqës i Mbrojtjes Civile në sektorin për gjendje të Jashtëzakonshme, i tha Titullit se një banorë i shatit Lluçan ka njoftuar për gjetjen e minahedhësit. “Qytetari nga fshati Lluçan ka lajmëruar në shërbimin tonë se gjatë punimeve për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit ka gjet një minahedhës dhe ne kemi shkuar në vend të ngjarjes dhe e kemi identifikuar mjetit e pashpërthyer”, deklaroi me këtë rast Asllani. Ai shpjegoi se e kanë shënuar vendin me shirita për të parandaluar ndonjë aksident derisa të bëhet heqja dhe shkatërrimi i tij i kontrolluar. “Kemi ftuar ekipet speciale nga Beogradi për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera. Për shkak të rrezikut pasi është afër shtëpisë. Ekipi do të vijë nesër dhe në orën 14h do të bëjë asgjësimin e këtij mjeti të rrezikshëm”, u shpreh Asllani. Sipas udhëheqësit të mbrojtjes civile, mjeti do të merret nga Lluçani dhe do të dërgohet deri në Tërnoc ku edhe është vendi i posaçëm për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera. Gjatë viti të kaluar në komunën e Bujanocit janë lajmëruar rreth 24 raste të gjetjes së mjeteve të pashpërthyera, të cilat janë demontuar ose asgjësuar me sukses./Titulli.com/ _____________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Grushtohen krerët e Medvegjës
Jo që nuk e ndryshon, por e mban ende në ballkon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration