Zbulohen 22 emigrantë në Preshevë, 7 fëmijë (Foto)
Në aksionin e përbashkët të doganës dhe policisë në stacionin hekurudhor në Preshevë, në orët e hershme të ditës së mërkurë, janë parandaluar 22 emigrantë që të vazhdojnë rrugën për në Evropën Perëndimore.Sipas njoftimit të doganës së Serbisë, bëhet fjalë për një grup të madhe të shtetasve të Afganistanit, në mesin e të cilëve gjendej edhe një sirian.
Ajo që këtë grup e dallon nga të tjerat është zbulimi më madh i fëmijëve, gjithsejtë 7 prej tyre, prej të cilëve më i vogli ka vetëm tre muaj.
I gjithë grupi është zbuluar me rastin e kontrollimit të trenit në linjën ndërkombëtare Greqi – Hungari, ndërsa kalonte transit përmes Serbisë.
Për të zbuluar emigrantët në vagonët e trenit edhe kësaj here, si ato të kaluarat, doganierët kishin përdorë aparatin për matjen e koncentrimit të dyoksidit të karbonit. Nëse në këtë aparat shfaqet një përqendrim i lartë i gazit në fjalë, kjo do të thotë se në hapësirën që është duke u kontrolluar ka qenie të gjalla.
“Pasi që në matjen e tre vagonëve u konfirmua përqendrim i lartë e dyoksid karbonit, doganierët i kanë hapur ato dhe kanë parandaluar rrezikun e mëtutjeshëm për shëndetin e emigrantëve ilegalë”, thuhet mes tjerash në kumtesën e doganës së Serbisë./Titulli.com/