Lokale
Xhandarmëria në aksion mbi vendbanimet shqiptare të Bujanocit
Nga mesdita e sotme xhandarmëria serbe së bashku me ushtrinë janë duke punuar mbi fshatin Lluçan, ndërsa në afërsi të Nesalcës është sjellë makineri e rëndë luftarake
Punimet që kanë filluar 300 metra mbi fshatin Lluçan janë duke vazhduar edhe gjatë natës.
Burimet e Titullit nga ky vendbanim flasin për makineri të rënda si ekskavator dhe kamionë të cilët janë duke punuar në afërsi të rrugës që lidhë Lluçanin me fshatin Dobrosinë.
Banorët janë të shqetësuar lidhur me këto punime pasi që askush nuk dinë asgjë, ndërsa xhandarmëria nuk lejon që qytetarët ti afrohen vendpunimit.
Për aksionin në fjalë informacion nuk ka as administrata komunale e as stacionin policor në Bujanoc, si dhe në Vranjë.
I kontaktuar nga gazetari i Titullit zëdhënësi i policisë në Vranjë Dragan Stamenkoviq ka thënë se nuk ka njohuri lidhur me këto punime dhe se nuk mund të sigurojë asnjë informatë.
Përveç punimeve në Lluçan, në afërsi të fshatit tjetër një linjën kufitare me Kosovën, në Nesalcë, janë sjell makina të blinduara në mesin e të cilave edhe tanke.
Banorët e këtyre vendbanimeve shqiptare kanë shprehë shqetësimin për prezencën e këtyre forcave.
Disa herë është kërkuar nga spektri politikë që zona tokësore në afërsi me kufirin e Kosovës të demilitarizohet, por deri më tash asgjë nuk është bërë në këtë drejtim.
Në fillim të kësaj jave xhandarmëria bëri kontrollimin e të gjithë kalimtarëve që hynin dhe dilnin nga fshati Tërnoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!