VV, solidarizim me protestat për shkollat shqipe në Luginën e Preshevës
Lokale

VV, solidarizim me protestat për shkollat shqipe në Luginën e Preshevës

01.Sep.2014 15:51
0
Lëvizja Vetëvendosje solidarizohet më të gjitha format e protestave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, lidhur me shkollat shqipe dhe gjendjen e arsimit.

“Diskriminimi sistematik shtetëror i Serbisë në përgjithësi, e në veçanti në fushën e arsimit, vazhdon me metodat e saj perfide të shtypjes ndaj shkollave në gjuhën shqipe. Si pasojë, ky vit shkollor po fillon pa tekste mësimore dhe pa kushte elementare për zhvillimin e procesit mësimor”, thuhet në një komunikatë për media nga VV-ja.

Sipas këtij subjekti politik, qeveria e Serbisë nëpërmjet Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc shkelin çdo ditë e më shumë të drejtat elementare të shqiptarëve.

“Me metodat e saj segreguese Serbia nuk siguron tekstet, doracakët dhe librat mësimore për nxënësit shqiptarë. Ajo vazhdon të mos lejoj mësimin e kulturës dhe historisë kombëtare shqiptare nëpër shkollat shqipe. Po ashtu, nuk pranon diplomat e Kosovës, si rrjedhim as nostrifikimin e tyre, edhe pse është pretenduar se kjo çështje është zgjidhur me marrëveshjen e dalë nga negociatat në Bruksel. E gjitha kjo po kontribuon në degradimin e shkollave shqipe”, thuhet me tej në reagim.

Për Vetëvendosjen, politika diskriminuese serbe për spastrimin e heshtur etnik të shqiptarëve ilustrohet më së miri në zvogëlimin sistematik të numrit të nxënësve shqiptarë nëpër shkollat shqipe të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

“Në anën tjetër, ne konsiderojmë se për vite me radhë, qeverisjet në Tiranë e Prishtinë me pasivitetin e tyre, me lëshime ndaj Beogradit, pa strategji për Luginën, pa strategji për shkollat shqipe atje, duke i lënë anash shqiptarët, kanë kontribuar në përkeqësimin e arsimit dhe mosrespektimin e të drejtave për arsimim të shqiptarëve”, thuhet në komunikatën e VV-së.

Lëvizja Vetëvendosje i fton përfaqësuesit politikë shqiptarë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, për kohezion në drejtim të kundërshtimit dhe rezistimit ndaj politikave diskriminuese të Serbisë, si dhe për përdorim të të gjitha mundësive për përmirësimin e gjendjes në arsim, duke u distancuar kësisoj nga përgjegjësia e degradimit shtetëror serb ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës. /Titulli.com/

Halimi: Qeveritë serbe me arrogancë po shkelin të drejtat elementare të shqiptarëve
Presheva vetëm me një bankë! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration