Vranjë: Vetëvritet duke kërcyer nga kati i katërt
Zoran Aleksiq (52) nga Vranja ka kryer vetëvrasje duke kërcyer nga ndërtesa në qendër të Vranjës.Aleksiq, pasditen e vonshme të ditës së hënë ka kërcyer nga kati i katërt nga ndërtesa në BID zonë, ndërsa mjekët e ndihmës së shpejtë kanë mundur vetëm të konfirmojnë vdekjen.
Zëdhënësi nga stacioni policor në Vranjë Dragan Stamenkoviq i ka thënë OK Radios se policia ka bërë vëzhgimin në vendngjarje dhe se këtu puna e policisë ka përfunduar, pasi nuk zbatohet asnjë procedurë tjetër me rastin e vetëvrasjes.
Për momentin askush nga fqinjët dhe miqtë nuk e dinë se cili do të kishte mund të jetë shkaku i kësaj vetëvrasje.
Përndryshe ky është rasti i dytë i vetëvrasjeve në komunë të Vranjës në tri ditët e fundit. Gjatë fundjavës Stamen Nikoliq (60) e ka qëlluar veten me pistoletë vetëm qindra metra nga shtëpia në të cilën jetonte./Titulli.com/