Lokale
Vranja në protestë kundër manifestimeve në Bujanoc e Preshevë
[caption id="attachment_43405" align="alignleft" width="259"] Foto ilustruese[/caption]
Partia Radikale Serbe (PRS) dega në Vranjë do të organizojë një shëtitje protestuese, ka njoftuar Stefan Dudina, kryetar i këshillit drejtues të kësaj partie në këtë qytet.
“Të premen së pari do ti drejtohemi gazetarëve, ndërsa në orën 11:30 do të fillojmë me marshin protestuesn nëpër qytet. Në këtë mënyrë do të shprehim pakënaqësinë për ate se shteti në jug të Serbisë lejonë ngritjen e përmendoreve për “terroristët”, lejon festimin e Ditës së Pavarësisë dhe vendosjen e flamujve të Shqipërisë. Do të reagojmë edhe për shkak të vendimit për lirimin e Ramushit dhe të tjerëve nga tribunali i Hagës”, ka thënë Dudina, transmeton Titulli.
Duhet theksuar se Partia Radikale Serbe në zgjedhjet e fundit ka humbur statusin e subjektit parlamentar./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!