Votohet shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Bujanoc, situata me Covid-19 përmirësohet
Lokale

Votohet shfuqizimi i gjendjes së jashtëzakonshme në Bujanoc, situata me Covid-19 përmirësohet

22.Sep.2020 11:15
0

Shtabi për situata të jashtëzakonshme me propozim të kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi në seancën e sotme ka votuar për shfuqizimin e gjendjes së jashtëzakonshme që është aplikuar nga 17 korriku i këtij viti.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, Dalliborka Pavlloviç gjatë paraqitjes së raportit mbi gjendjen epidemiologjike në territorin e komunës së Bujanocit deklaroi se situata me Covid-19 po ecën drejt normalizimit.
Sipas sajë, në territorin e komunës së Bujanocit deri më 20 shtator 2020 janë regjistruar edhe 7 raste të reja dhe aktualisht nuk priten rezultate të reja.

Ajo theksoi se nga periudha prej 1-20 shtator janë kryer gjithsej 509 kontrollime mjekësore nga këto për të rritur 496 kontrollime, për fëmijë 1, pacientë të testuar me testin PCR - 58 nga ky numër 7 kanë rezultuar pozitiv ndërsa të testuar me metodën e shpejtë gjithsej 121 nga ky numër 10 pozitiv ndaj IgM+. 

Pas raportit të drejtoreshës Pavlloviç mbi përmirësimin e gjendjes me koronavirus Covid-19 anëtarët e e shtabit për situata të jashtëzakonshme në komunën e Bujanocit votuan që të shfuqizohet situata e jashtëzakonshme.

Gjithshtu vlen të theksohet se masat tjera të cilat i ka aprovuat shtabi qeveritar i krizave kundër COVID-19 mbesin edhe më tej në fuqi, sikurse mbajtja e maskave dhe distancë fizike./Titulli.com/

 

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, zbulon 4 rrugët që do t’i financojë Amerika: Bujanoc-Konçul-Gjilan-Shtërpc (1)?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration