Votimi për Lëvizjen "Vatra" do ta ndalë e diskriminmin e luginasve në Gjilan
Lokale

Votimi për Lëvizjen "Vatra" do ta ndalë e diskriminmin e luginasve në Gjilan

01.Oct.2021 07:34
0
Gjatë një takimi me struktura të Lëvizjes Vatra, Kushtrim Kadriu, bartës i listës së kësaj partie tha se gjendja e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë është e tmerrshme, veqënarisht e atyre që jetojnë në Gjilan dhe në Fushë Kosovë.
 
"Njrëzit tanë nuk mund të pajisen me dokumente identifikimi, nuk mund të punësohen në institucione shtetërore, e që besa edhe nuk mund të shpëtojnë pa u fyer e pa u kërcënuar, vetëm për faktin se kanë prejardhjen nga Presheva" u shpreh Kadriu.
 
Ai ka bërë thirrje që të votoni për te, pasiqë vota për Lëvizjen "Vatra" do të thotë garanci institucionale për ndaljen e diskriminimit të turpshëm që tash e 22 vjet po u bëhet luginasve në Kosovë.
 
"Është momenti i fundit që të këndellemi e të votojmë për veten tone e jo për të tjerët që nuk duan as me sy të na shohin", ka theksuar Kushtrim Kadriu.
 
Vatra mbanë numrin 174 në listën për asamble komunale të Gjilanit.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration