Von der Leyen në Beograd ia kërkon Vuçiqit njohjen de fakto të pavarësisë së Kosovës
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vazhduar vizitën në Beograd, ndërsa pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq ka ripërsëritur qëndrimin e saj dhe të KE-së se njohja de fakto e pavarësisë së Kosovës, nënkupton zbatimin e marrëveshjes së rënë dakord në Ohër.
“Bëhet fjalë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia, dhe ajo që shkon bashkë me themelimin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, që duhet të zbatohet nga Kosovë”, tha Von der Lelyen në një konferencë të përbashkët për medie me presidentin Vuçiq.
Presidenti Vuçiq, nga ana tjetër tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është çështje e Serbisë. “Ne e dimë se cilat janë obligimet tona nga dialogu dhe jemi të gatshëm t'i përmbushim ato”, tha Vuçiqi.