Euro digjitale hyn në fazën përgatitore, BQE i hap dritën jeshile “monedhës së të ardhmes”
Me përfundimin e fazës eksploruese, Banka Qendrore Europiane i ka dhënë dritën jeshile fazës së dytë, që është faza përgatitore, për euron digjitale. Kjo u vendos nga Bordi i Guvernatorëve të BQE-së, sipas të cilit nisja aktuale mund të kalojë në proces pasi të ketë përfunduar procesi legjislativ i Bashkimit Evropian. Në një shënim nga Eurotower, nënvizohet se faza e hetimit e nisur në tetor 2021 është mbyllur.
Ndërsa faza e dytë përgatitore, për euron digjitale do të nisë më 1 nëntor dhe do të zgjasë fillimisht dy vjet. Në këtë fazë do të kryhet “rregullimi i hollësishëm i manualit të standardeve dhe përzgjedhja e furnitorëve që mund të zhvillojnë platformën dhe infrastrukturën e nevojshme. Në këtë fazë do të kryhen teste dhe eksperimente për krijimin e një euro digjitale”.
Pas dy vitesh këshilli drejtues do të vendosë nëse do të kalojë në fazën tjetër të përgatitjeve, duke krijuar kushtet për një lëshim të mundshëm.
Kryetarja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde deklaroi se “duhet të përgatisim monedhën tonë për të ardhmen”,e cila do të jetë gjithmonë e disponueshme.
“Ne e konceptojmë një euro digjitale si një formë digjitale parash që mund të përdoret pa pagesë për çdo pagesë digjitale dhe që plotëson standardet më të larta të konfidencialitetit. Një euro digjitale do të plotësonte paratë e gatshme, të cilat do të jenë gjithmonë të disponueshme, kështu që askush të mos qëndrojë prapa”.
Banka Qendrore Evropiane ka shpjeguar se për çfarë bëhet fjalë. “Përdoruesit mund të kenë akses në shërbimet digjitale të euros nëpërmjet aplikacionit dhe ndërfaqes online të ofruesve të tyre të shërbimeve të pagesave ose nëpërmjet një aplikacioni digjital të euros të ofruar nga Eurosistemi” theksohet në shënim.
Edhe ata që nuk kanë një llogari bankare ose pajisje digjitale mund të paguajnë me euro digjitale, për shembull duke përdorur një kartë të ofruar nga një organ publik, si një zyrë postare. Përdoruesit gjithashtu mund të konvertojnë eurot digjitale në para në dorë dhe anasjelltas duke përdorur ATM.” Në vizionin e Eurosistemit, një euro digjitale do t’u “ofrohet falas individëve për funksionalitetin bazë”.