Vodhi shtëpinë e Lampard dhe Ecclestone me vlerë 26 milionë paund,  arrestohet në Beograd
Rajoni dhe Politika

Vodhi shtëpinë e Lampard dhe Ecclestone me vlerë 26 milionë paund, arrestohet në Beograd

20.Dec.2023 22:33
0

Një person i akuzuar si i përfshirë në një nga vjedhjet më të mëdha në historinë angleze është arrestuar së fundmi nga autoritetet në Serbi

Ai dhe pesë persona të tjerë u arrestuan në Beograd për disa akuza, mes të cilave dhe atë të pastrimit të parave.

I arrestuarit dyshohet se ka qenë pjesë e grupit që vodhi në Londër shtëpitë e tre personave të famshëm në dhjetor 2019, ku u morën sende me vlerë 26 milionë paund.

Dëmi më i madh u shkaktura në shtëpinë e Tamara Ecclestone ku u vodhën mbi 20 milioë paund bizhuteri, para dhe sende të tjera.

Në shënjestrën e hajdutëve në atë kohë ishin dhe shtëpitë që i përkisnin ish-futbollistit të Chelsea dhe Anglisë, Frank Lampard, dhe ish-pronarit të ndjerë të Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha.

 

Sipas policisë britanike, shumica e bizhuterive të vjedhura dhe orëve të vlefshme nuk janë gjetur kurrë.

Informacione nga policia për të arrestuarin rreth aksidentit në Bujanoc, caktohen masat e paraburgimit
Prezantohet libri mbi marrëdhëniet diplomatike Shqipëri-Turqi në 100 vje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration