Visar Memeti zgjidhet kryetar i ri i "Alternativës për Ndryshim"
Lokale

Visar Memeti zgjidhet kryetar i ri i "Alternativës për Ndryshim"

04.Feb.2024 22:04
0
Kuvendi i Alternativës për Ndryshim (APN) në Luginë të Preshevës zgjodhi për kryetar Visar Memetin, i cili zëvendëson në këtë detyrë Shqiprim Arifin.

“Duke nisur sot një kapitull të ri, vizioni ynë me Alternativën për Ndryshim si udhërrëfyes, ka parime që na kanë udhëhequr deri më sot. Besnikëria ndaj vlerave thelbësore që identifikojnë Alternativën për Ndryshim mbetet e palëkundur dhe e pandryshueshme. Si kryetar i Alternativës, zotohem të vazhdoj politikat vizionare për vendin me të cilat është hedhur themeli i subjektit tonë politik”, deklaroi Memeti.

Për Zëvendëskryetar u zgjodh Levent Qazimi ndërsa sekretar i Alternativës për Ndryshim u zgjodh Mendurim Presheva. 

Kuvendi Zgjedhor për mandatin e ardhshëm zgjodhi si nënkryetar: Almin Shaqirin, Amir Latifin, Gentiana Beluli, Rexhije Ismajli dhe Rahim Rahimin./Titulli.com/

Sinani thotë se BE-ja nuk reagon ndaj spastrimit të shqiptarëve në Luginë
Edhe pas ndalesës, RT dhe Sputnik i Rusisë mbeten të qasshëm në BE
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration