Vdes gruaja që u plagos nga shtetasi i Maqedonisë në afërsi të pikës së pagesës në Preshevë
Lokale

Vdes gruaja që u plagos nga shtetasi i Maqedonisë në afërsi të pikës së pagesës në Preshevë

08.Apr.2024 10:48
0

Ka ndërruar jetë gruaja e cila u plagos më 8 mars nga të shtënat me armë nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut pranë pikës pagesore në Preshevë.

30-vjeçarja V.J. ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Nish, shkruan Blic, transmeton Titulli.com.

Më 8 mars ajo ndodhej në një veturë “Audi” me targa të Maqedonisë së Veriut.

Në veturë ishte edhe shtetasi i Maqedonisë së Veriut, në një moment pasagjerja doli nga vetura dhe nisi të ikë, me ç’rast burri doli dhe gjuajti disa plumba, ndërsa më pas vrau edhe veten.

“Pacienti V.J. (30) e cila më 8 mars ishte sjellë nga Vranja në Qendrën Mjekësore Universitare në Nish për shkak të plagëve me armë zjarri dhe pas operacionit është shtruar në Klinikën e Anestezisë dhe pas të gjitha përpjekjeve të mjekëve në Qendrën Klinike Universitare të Nishit ka ndërruar jetë”, njoftojnë nga spitali në Nish, transmeton “Blic”.

Alabbar kërkon të bashkëpunojë me Kushner për ndërtimin e hoteleve në Beograd
Dita e parë e Fitër Bajramit të mërkurën më 10 prill
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration