Vajzat nga Serbia ofrojnë trupin në Luginë të Preshevës
Vajza nga anë të ndryshme të Serbisë ofrojnë shërbimet e veta seksuale nëpër klubet e natës në rajonin e Bujanocit e të Preshevës.Sipas gazetës së Beogradit “Novosti”, në këto rajone me popullatë kryesisht shqiptare, këto vajza punësohen si valltare, kameriere e këngëtare dhe zyrtarisht marrin nga 50 euro për një mbrëmje e për shërbime jo zyrtare shpesh paguhen me ndonjë unazë, telefon mobil, parfum apo dhe me ndonjë fustan firme, transmeton portali Koha.net.
"Është fshehtësi publike se nëpër klube e bare në territoret e Preshevës e të Bujanocit, pronarë të të cilëve janë shqiptarë, punojnë vajza kryesisht nga Serbia”, citon Novosti Slagjan Ristiqin, zyrtar policor serb për delikte gjaku e seksi.
Ai sqaron se “zyrtarisht” ato punojnë nëpër këto klube, e jo zyrtarisht ofrojnë shërbime seksuale. Dhe e gjithë kjo bëhet në baza vullnetare, kështu që nuk ka kallëzime penale për raste të tillë, thotë ai.
Ai ka shtuar se këto femra janë kryesisht nga Vojvodina, Beogradi, Nishi ...
Pas një qëndrimi nëpër këto lokale, ato shkojnë në Maqedoni, saktësisht në Gostivar e në Tetovë dhe nëpër lokale të ngjashme që i mbajnë shqiptarët e pastaj edhe në Bosnjë e Kosovë. /Titulli.com/