Ushqimet që duhet t’i konsumoni për ta kontrolluar shtypjen e lartë të gjakut
Kur diagnostikoheni me shtypje të lartë të gjakut, gjëja e parë që do t’jua thotë doktori është të kontrolloni sasinë e natriumit
Pastaj, duhet të hiqni kilogramët e tepërt dhe mes tjerash doktori do t’jua jap një listë me gjërat që nuk duhet t’i hani.
Sidoqoftë, më poshtë i gjeni disa pemë dhe perime të cilat do t’ju ndihmojnë ta kontrolli shtypjen e lartë të gjakut.
Kivi
Kivi është i pasur me minerale të ndryshme që e rregullojnë shtypjen e lartë të gjakut.
Kivi përmban kalcium, magnez, kalium, e që të gjitha janë të nevojshme për trupin. Veç këtyre, kivit janë të pasur edhe me vitaminë C.
Bananet
Bananet janë shumë të shijshme, por gjithashtu kanë përmbajtje të vogël të sodiumit.
Bananet janë të pasura me kalium, që ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut, si dhe bananet mund t’i përzieni në torte, bukë etj.
Spinaqi
Spinaqi ka pak kalori dhe përmbajtje të lartë të fibrave.
Spinaqi përmban magnez, kalium etj., të cilat nevojiten për zvogëlimin dhe mirëmbajtjen e nivelit të shtypjes së gjakut.
Pjeshkat
Pjeshkat janë burim i shkëlqyer i kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Ata që vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut duhet që t’i përfshijnë pjeshkat në shujtat e tyre, bashkë me ilaçet që jua ka përshkruar doktori.
Portokajtë
Për shkak të përqindjes së lartë të vitaminave dhe fibrave, portokajtë e zvogëlojnë shtypjen e lartë të gjakut.
Rekomandohet ta konsumoni një gotë me lëng portokalli çdo ditë.