titulli.com
Lokale

Arifi: Urime muaji i bekuar i Ramazanit

19.Jul.2012 11:51
0
Të nderuar qytetarë të besimit Islamë të komunës së Bujanocit, po fillon muaji i bekuar i Ramazanit, muaji i solidaritetit dhe paqes. Allahu na mundësoftë që të arrijmë qëllimet maksimale të objektivit të këtij muaji të bekua. Agjerimi, Namazi dhe Kur'ani si tre elementet baze të këtij muaji qofshin preokupimi ynë kryesor bashkë me të gjithë elementet e tjerë plotesues. Ky muaj na kujton, më tepër se gjithçka tjeter, se kush jemi në të vërtetë. Për ne ky lloj adhurimi duhet kryer në kuadrin e atyre që jetojnë për të tjerët, pra në qëllimin e ftuesit dhe misionarit të mëshirës dhe solidaritetit ndaj të varfurve. Pra duhet parë si furnizim i domosdoshëm dhe i pazëvendesueshëm për të vazhduar rrugën e mëtejshme në këtë mision hyjnor. Të nderuar vëllezër dhe motra mysliman, solidarizohuni me të varfurit sepse para të madhërishmit të gjith jemi të njejtë, pa dallim gjinie apo moshe. Ju urojë nga zemra që ky muaj të kalojë në atmosferë të paqes dhe solidaritetit Bujanoc, 19.07.2012

 Kryetari i komunës së Bujanocit

Mr. Nagip Arifi

***************************************************************************************************************************************** Të nderuar besimtarë! Nesër më 20. 07.08.2012, është dita e parë e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajit të mëshirës, faljes, bereqetit e të mirësisë, ndaj Organizata Humanitare Kulturore ”Horizonti ”nga Bujanoci të gjithë besimtarëve të fesë islame e në veçanti besimtarëve të Luginës së Preshevës me përgëzimet më të sinqerta i uron muajin e shenjtë të Ramazanit , duke i dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi  i gjithësisë. Agjërimi  duhet të shoqërohet edhe me vepra, punë e fjalë të mira duke u solidarizuar me ata që kanë nevojë dhe duke u ruajtur  nga veprat e ndaluara.  Muaji i Ramazanit, përmes agjërimit, e mëson njeriun  të ketë  dashuri dhe sinqeritetit ndaj familjes dhe shoqërisë dhe të tregohet solidar ndaj fëmijëve, familjes, rrethit, skamnorëve, jetimëve, vlera këto për të cilat ka  nevojë edhe në  rajonin e Luginës së Preshevës. Lusim All-llahun e lartëmadhëruar që Ramazani  të jetë përkujtues për të gjithë që duhet  të ndihmojmë njëri tjetrin me humanitet  dhe të   tregojmë respekt ndaj njëri tjetrit, po ashtu të kenë rrespket të ndërsjellë ndaj  shprehjes së lirë. Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë  të Ramazanit dhe një herë  i’u shprehim  urimet dhe përgëzimet më të më të mira e të sinqerta , duke e lutur  All-llahun e lartëmadhëruar  që të na pranojë agjërimin, namazin, sadakanë dhe adurimet tona. Amin! Bujanoc më  19.07.2012  NGA KRYESIA E OKH-së HORIZONTI   ******************************************************************************************************************************** Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ua uron të gjithë besimtarëve  të Kosovës Lindore, diasporë si dhe mbarë besimtarëve kudo që gjinden, muajin e  bekuar dhe të uruar të Ramazanit të ndershëm. Duke shpresuar se ky muaj do të jetë shkollë e edukimit, pastrimit, emancipimit, lartësimit shpirtëror,si dhe i fuqisë dhe i bukurisë. Këtë muaj besimtarët islam, anë e kënd botës e presin  me knaqësinë më të madhe, sepse  agjërimi i shëndritë  zemrat e besimtarëve dhe i ngritë në shkallën më të lartë të devotshmërisë. Ndërsa, largon nga zemra zilinë, urrejtjen, përgojimin, egoizmin dhe  përtacinë. Pastaj, i fton besimtarët që të bëhen personalitete të sinqertë, të butë të mëshirshëm ndaj besimtarëve, të jenë të dashur mes veti, t`ia ruajnë shpinën  njëri tjetrit, si të jenë një trup dhe shpirt. Andaj, sot, kush ka nevojë më tepër  se ne shqiptarët për pastrim shpirtëror, për qëndrueshmëri, durim, mbisundim  mbi epshet, për çlirim nga kolonizimi shpirtëror, për stabilitet, paq dhe harmoni, si dhe marrëdhënie të mira në mes etniteteve. Gjithashtu ftojmë të gjithë subjektet politike shqiptare për unitet dhe bashkëpunim në organizimin e tyre politik dhe diplomatik, dhe në fund  të mbretërojë  mishira, qetësia dhe ulja e tensionit në zemrat e tyre, si dhe të punojnë për interesat e popullit ku do që gjinden me qëllim që 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ta festojnë na paqe dhe harmoni. E lusim All-llahun  e Madhëruar, që ky muaj i bekuar të jetë frimëzim  i shpirtit të besimtarëve, që në fund të shpërblehen  me dhuntitë  që ua dhuron  All-llahu si shpërblim. Vetëm me punë dhe angazhim mbrohet morali dhe dinjiteti i popullit si dhe ideali i tij për paqë, tolerancë dhe  mirëkuptim. thuhet midis tjerash  në mesazhin  e urimit të kryesisë së BIPBM –së me seli në  Bujanoc. Njofton Qendra për informim pranë BIPBM-së, Bujanoc. 19.07.2012
Opozita e Bujanocit kërkon CD-të dhe repriza
Bujanoci fiton 6 milion dinarë dhe 10 mijë euro nga EU PROGRES
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration