Lokale
Ulet papunësia në Preshevë
Pesë ndërmarrje të komunës së Preshevës kanë punësuar pesë punëtorë të rinj, në saje të ndihmës që kanë marrë nga USAID-I dhe pushteti lokal, në projektin e përbashkët për hapjen e vendeve të reja të punës.
Kompanitë përfituese nga ky projekt Altech, Xeni Plast, universal, Nura Plast dhe Fontana, kanë nënshkruar kontratat me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe drejtorin e USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi, njofton RTP.
Kryetari Ragmi Mustafa duke falënderuar organizatën e popullit amerikan USAID thotë se ky program ndihmon ndërmarrjet për të marrë punëtorë të rinj.
Ndërsa drejtori USAID-it për siguri ekonomike Majkl Pilzberi, thotë se nga 33 komunat që kanë punuar me këtë projekt, komuna e Preshevës ka qenë më e mira sa i përket realizimit të projektit.
Në emër të kompanive përfituese përfaqësuesi i firmës Univerzal, tha se pret që edhe në të ardhmen të ketë aktivitete të tilla.
Këtë vit komuna e Preshevës duke investuar në ekonomi ka krijuar rreth 200 vende të reja të punës, ndërsa që numri të jetë edhe më i madh viteve të ardhshme kryetari Mustafa i ka dhënë edhe disa propozime USAID-it ku kërkon mbështetje për hapjen e vendeve të reja të punës.
USAID në komunën e Preshevës ka filluar të investoj në fillim të viteve 2000, ku deri më tash ka realizuar një numër jashtëzakonisht të madh të projekteve me çka ka përmirësuar kushtet e jetës, gjithnjë duke pasur mbështetjen dhe bashkëpunim të ngushtë me pushtetin lokal./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!