Lokale
Trupi Koordinues shënon 12 vjetorin me aktivitete përuruese
[caption id="attachment_46542" align="alignleft" width="274"] Foto arkiv: Kryetari i TK-së Zoran Stankoviq[/caption]
Trupi Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë sot në orën 12 ka bërë përurimin me rastin e përfundimit të punëve ndërtimore në repartin e maternitetit në qendrën shëndetësore në Preshevë
Në këtë përurim ka marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues për këto komuna Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, përfaqësuesi i bashkësisë ndërkombëtare, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Bujar Zylfiu-drejtor i shtëpisë së shëndetit në Preshevë.
Si njofton Trupi Koordinues përmes faqes zyrtare në internet, pas përurimit në Preshevë do të vazhdohet me shënimin e 12 vjetorit të themelimit të Trupit Koordinues
Ky aktivitet do të zhvillohet në Banjën e Bujanocit ku do të shfaqet një film dokumentar mbi rezultatet e Trupit Koordinues dhe investimet e saj, pastaj të pranishmëve do të i drejtohet kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, sekretari shtetërorë në Ministrinë e shëndetësisë, Simo Vukoviq, kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq, dhe ambasadori në emër të bashkësisë ndërkombëtare./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!