titulli.com
Lokale

Trupi Koordinues për Luginë me përbërje të re

18.Sep.2012 11:00
0
Kryeministri i Serbisë Ivica Daciq ka thënë në Preshevë se këtyre ditëve do të emërohet përbërja e re e Trupit Koordinues për Jug të Serbisë. “Këtyre ditëve do të emërohet përbërja e re e Trupit Koordinues për Jug të Sebisë, për të cilën kam biseduar edhe me përfaqësuesit e ambasadave perëndimore, me misionin e OSBE-së dhe Riza Halimin i cili është përfaqësues legjitim i popullit në Parlamentin e Serbisë”, ka thënë Daciq, raporton Titulli. Sipas fjalëve të tij roli i këtij trupi është që të kujdeset për zgjidhjen e “problemeve konkrete”, por edhe të punojë diçka në zhvillimin ekonomik. “Roli i saj është që të nxisë zhvillim, të zgjidhim problemet në lidhje me arsimin dhe të hapen dyertë e pjesëmarrjes më të madhe të pakicave nacionale në të gjitha institucionet e Serbisë”, ka shtuar kryeministri. Daciq këto deklarata i ka bërë të hënën në Preshevë gjatë shënimit të ditës së policisë kufitare. Arsye pse ka zgjedhur Preshevën për të shënuar këtë ditë, Daciq ka thënë: “Kjo është zgjedhë pikërisht për të treguar se shteti është prezent edhe në Jug të Serbisë./Titulli.com/
"Kali" në qiellin e Bujanocit
Ismaili: Veriu do të përfitojë më shumë se Lugina
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration