titulli.com
Lokale

Trupi Koordinues hap konkurs për OJQ-të

31.Oct.2012 16:30
0
Organizatat jo-qeveritare mund të konkurrojnë në konkursin e Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Ky organ shtetëror ka hapur sot konkursin e ri për organizatat joqeveritare për të aplikuar me mjetet të cilat do të financonin projektet që do të realizoheshin në tri komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Sipas udhëzimit të publikuar në faqen zyrtare të Trupit Koordinues, organizatat do të duhet të aplikojnë me projekte në fushën e kulturës dhe arsimit joformal. Përveç organizatave joqeveritare, organizatat tjera nuk do të kenë të drejtë aplikimi, si mediat, kooperativat bujqësore dhe blegtorale, organizatat sportive dhe klubet e shahit si dhe shoqëritë kulturoro-artistike. OJQ-të mund të aplikojnë me dy projekte, mirëpo vetëm njëri do të mund të fitohet. Shuma e përgjithshme e paraparë për të financuar projektet është 1.5 milion dinarë, ndërsa maksimumin që një OJQ mund të fitojë është 500 mijë dinarë. Afati për aplikim do të jetë i hapur deri më 14 nëntor të këtij viti në orën 16:30h./Titulli.com/ Shpjegime shtesë si dhe formularët e nevojshme për aplikim mund ti merrni në faqen zyrtare të Trupit Koordinues, apo duke klikuar në këtë link KËTU
Mesazhi nga Presheva: Konsumoni prodhime kombëtare
“Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration