Trashëgimia kulturore ortodokse e Luginës së Preshevës  është edhe shqiptare
Lokale

Trashëgimia kulturore ortodokse e Luginës së Preshevës  është edhe shqiptare

13.Jul.2014 10:55
0

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Kosovës dhe të Maqedonisë paraqesin etnikumin më të vjetër në rajon. Ata bënin pjesë në Mbreterinë Dardane, e cila për këtë etnikum paraqiste tërësi etnogjenetike dhe politike.  “Në kohën parahistorike, territori i Moravicës së sotme me Preshevën i takonte popullit të vjetër Dardan”. /K.Jiricek, Istorija Srba, I, Beograd, 1922  f. 255/

 

Shkruan: Xhemaladin SALIHU;

 

Lugina e Preshevës, sëbashku me Luginën e Shkupit, sipas gjeografit serb Jovan Cvijiq, paraqesin rëndësinë më të madhe gjeostrategjike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe shteti që mbikqyrë dhe sundon këto dy Lugina qeverisë krejt Ballkanin. Këtu qëndron edhe rëndësia e Luginës së Preshevës, e cila gjatë historisë dhe të kaluarës së saj ishte arenë e shumë betejave dhe luftërave për ta sunduar ate.

Lugina e Preshevës në kohërat antike ka qenë nën sundimin romak. Provinca e Dytë Provincia Dardanium ka qenë poashtu nën sundimin romak me kryeqytetin e saj Scup, Shkupi i sotëm. Gjatë dyndjeve sllave, gjat shek. VI dhe VII, në rajonin e Preshevës janë ndërtuar ca kështjella për t'u mbrojtur nga barbarët sllav. Për këto fortesa më së miri flet historiani bizantin Prokopie. Këto kështjella ishin Kalaja e Preshevës si dhe ca të tjera në Karadak (Malësia e Preshevës). Deri në shekullin IX, rajoni i Preshevës mbetet nën pushtimin Bizantin. Nga gjysma e dytë e shek. IX deri në shek .X rajoni i Preshevës pushtohet nga ana e Mbretërisë Bullgare. Prej shek. XI e deri në shek XII, Presheva me rrethinë gjendet nën sundimin Bizantin. Në fund të shek. XII, sipas dokumenteve sërbe, Preshevën e gjejmë të pushtuar nga ana e Nimanëve /Nemanjiqëve/ deri më vitin 1455.
Më vitin 1455, Lugina e Preshevës hyn nën sundimin e Perandorisë osmane.Ndërsa në shekullin XVI, rajoni i Preshevës i takonte Kadillëkut të Vranjës dhe ishte pjesë përbërëse e Sanxhakut të Qustendilit. 

Pas Kongresit të Berlinit , më 1878, Kazaja e Preshevës i takonte Sanxhakut të Prishtinës, të Vilajetit të Kosovës. Kazaja përfshinte nahinë e Bujanocit dhe Tërgovishtes deri në vitin 1912,

 Më vitin 1918, me themelimin e Mbretërisë Serbe, Kroate, Sllovene, rrethi i Preshevës i takonte Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup,Qarku i Kumanovës. Kështu vazhdoi deri më vitin 1945.

Në Kadillëkun e Vranjës ndodhën tre regjistrime të popullsisë,  në vitin 1519, 1528 dhe 1570.

tabela xhea 1

 

Struktura nacionale e familjeve dhe banorëve në Vranjë

 

Nga të dhënat e lartëpërmendura në tabelë shihet se dominon familja e krishterë ndaj asaj myslimane. Për atë kohë e arsyeshme, sepse sapo filloi përhapja e islamit në këto troje, ishte shek.XVI.

Pra, në vendbanimet e Luginës së Preshevës dominon popullata e krishterë, që na çon në konkludim se popullata ishte e besimit ortodoks dhe atij katolik, me çka vërtetohet se popullata e vendbanimeve të Malësisë ishte me shumicë e besimit katolik, për të cilën shumë studiuesë, në mesin e tyre edhe  studiues serbë shkruajnë se Karadaku, por edhe Rujani ishin  bastione të katolicizmit, ndërsa fusha dhe popullata e saj ishte e besimit ortodoks.

“Pushtimi serb i shek. XII e gjen popullsinë shqiptare të viseve veriore dhe verilindore të lidhura kishtarisht me ortodoksinë bizantine(Kosovë e Maqedoni) e me katolicizmin roman(Diokle-Zetë)”.  /Pëllumb Xhufi, Shqiptarët në Mbretërinë serbe të Nemanjidëve, Kosova, nr 4,1994, f. 18./

“Në territorin e Serbisë Jugore të sotme ekzistonte kristianizmi edhe para ardhjes së Serbëvë dhe ishte i rrënjësuar thellë në popullatën e atëhershme. Poashtu ekzistonin organizata kishtare të fuqishme me shumë seli episkopike(Stobi, Skupi, Ulpiana, Liplani, etjerë). Në Siujdhesën Ballkanike eshtë e shkruar dhe rregullë, e cila vazhdon edhe sot,  se pas çdo ngjarjeje të madhe politike ndodhin ndryshime të mëdha etnike”. / Mil. S. Filipovic, Etnicke prilike u Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937, f. 396, f. 428/. 

 “Rreth fillimit të shekullit pesë(V), në këtë anë filluan të arrijnë popullatë e madhe e Sllavëve të Jugut, ndërsa rreth gjysmës së shekullit shtatë(VII) arrijnë edhe Serbët, nga vendlindja pas Karpateve. Dhe pas shumë shetitjeve nëpër Siujdhesën Ballkanike, në fund vendosen në tokat, në të cilat edhe sot jetojnë. Në këto toka  arrin edhe Serbia. Në vendlindjen e tyre të re, Serbët takojnë popullatën latine provinciale dhe të gjysëm të latinizuar, mbeturinat e vendasve, Ilirët dhe Thrakasit, të cilët ishin më tepër çobanë dhe jetonin në male, si dhe në përgjithësi në vende kodrinore…”. / Vladimir Karic, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997, f. 85-96/.

“Shtrohen detyrime dhe synime imperative, gjeografike dhe ekonomike. Njëri prej detyrimeve është I qartë: Lugina e Moravës dhe Vardarit formojnë një tërësi gjeografike, në këto dy lugina duhet themeluar një shtet. Pra ky ishte ai synimi I qartë I cili zhvillohet në Serbinë e Moravës që të zgjërohet në jug, në luginën e Vardarit. Në aspektin territorial ishte synimi kryesor, të cilin e shfqi ky shtet, synim që para 2-3 decenive ishte e pavetëdijshme. Pas çlirimit të Serbisë, më 1804-1815, ajo tri herë u zgjerua: me 1833, më 1878 dhe më  1912, duke u shtrirë kah jugu, sidomos pas Kongresit të Berlinit… Ndërsa me përfundimin e Hekurudhës Beograd-Selanik, zgjërimi I Serbisë kah jugu u bë synim I vetëdijshëm, program nacional…”, shkruan Jovan Cvijic, Geografski polozaj I veze, Govori I clanci, Sabrana dela, tom 3, f. 148.

Pastaj Cvijiqi vazhdon: “ Është e njohur se Arbanasit pasardhesit e Ilirëve, në masë të romanizuar gjatë kohës së pushtetit romak, pastaj të përzier me Sllavët, sidomos në shekullin e mesëm. Para ardhjes së Sllavëve të Jugut, Ilirët kishin pjesën qendrore të Siujdhesës prej Danubit të mesëm deri në Epir dhe rajoneve qendrore…” në:   /Jovan Cvijic, Balkansko poluostrvo, knj.2, Beograd, 2000, f. 187.

“Shkupi I takonte Dardanisë, sipas Ptolomeut/III,9,4/ kah Mesija e Epërme, e jo kah Maqedonia. Hijeroklo /f/655/ tjotë se Shkupi është kryeqyteti/metropol/ në Dardani, poashtu thotë edhe Maecellinus Comes, Chron.ad.a.518, se Shkupi/Skupis/ I takonte Ilirisë e jo Maqedonisë”.Vas.Djeric, Nekoliko glavnih pitanja iz etnografije Stare Srbije I Macedonije, Srem. Karlovci, 1922, str. 7/.

Në rajonin e Bujanocit, përkatësisht në Luginën e Preshevës  gjenden objekte të rralla të krishtera / kisha, manastire dhe nekropole/ që dëshmojnë qytetërimin të krishterë,gjë që tregon se ka ekzistuar një kulturë e spikatur e krishterë, të dy besimeve, atij ortodoks dhe katolik shqiptare, vazhdimësi e kulturës ilirë-dardane dhe që ka zanafillën pellazgjike.

 

1.KISHATË

 

 

1.1. Kisha në periferi tëTërnocit e shekullit IV-V e erës sonë , për rreth së cilës ka pasur vendbanim të vjetër.

Ajo gjendet në koordinatat m gjërësi gjeografike: 0559712, me gjatësi gjeografike: 470448.7, në lartësi mbidetare: 459 m.

 

 kisha periferike tr

                                                 Kisha në periferi të Tërnocit

 

1.2.Kisha në Tërnoc është në veri të fshatit. Brenda mureve të kishës së vjetër gjenden varreza.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0560437, me gjatësi gjeografike:  470348.5, në lartësi mbidetare: 436 m.

 kish tr

Kisha në Tërnoc

  

1.3.Kisha në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc. 

Supozohet se kisha është e shekullit IV-V e erës sonë, sikur edhe lokaliteti arkeologjik te Kisha e Kallëve.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559674, me gjatësi gjeografike: 470556.8, në lartësi mbidetare: 468 m.

kisha kallve

                                                   Kisha në Mëhallën e Kallëve në Tërnoc

 

1.4. Kisha Bizantine në Gradinë të Tërnocit.

Sipas gojëdhënave ky object ka qenë kishë.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0559686, me gjatësi gjeografike: 470539.6, në lartësi mbidetare: 519 m.

kisha_bizantine

                                          Kisha Bizantine në Gradinë të Tërnocit

 

 

1.5.Kisha katolike në Zarbincë gjendet në korodinatat me gjërësi gjeografike: 0568413, me gjatësi gjeografike: 471963.8, në lartësi gjeografike: 1.060 m

kisha zarbince

                                               Kisha katolike në Zarbincë

 

1.6.Kisha e Pribocit.

Sipas Rexhep Kadriut është punuar, hulumtuar kisha nga ai dhe arkeologu Aca Gjorgjeviq më vitin 2006.Ndërsa sipas të dhënave që I dha pronari i vendit, z. Bajrami, kisha është e vjetër dhe daton nga shekulli XV.

Në këtë vend janë gjetur dy monedha të vjetra turke të Sulltan Selimit, thotë Rexhep Kadriu.

Kisha gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0563548, me gjatësi gjeografike: 471789.2, në lartësi mbidetare: 98o m.

kisha priboc

                                                            Kisha në Priboc

 

1.7.Kisha e vjetër në Muhoc. 

Sipas Mehmet Abdylit, kisha ka qenë e vjetër dhe shqiptareAjo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0562121, me gjatësi gjeografike: 471396.8, në lartësi mbidetare: 641 m.

 

kisha muhoc

                                                            Kisha e Vjetër në Muhoc

 

 

1.8. Kisha në Dobrosin është kishë katolike e shqiptarëve.Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0553069, me gjatësi gjeografike: 470166.5, në lartësi mbidetare: 557 m. 

kisha dobrosin

                                                       Kisha katolike në Dobrosin

 

 

1.10. Kisha e vjetër në Nasalcë.

 

Rexhep Kadriu gjatë hulumtimit, identifikimit dhe regjistrimit më 2014 thotë se këtu ka gjurmë të kishës byzantine e shekullit VI dhe se është ndërtuar gjatë Mbretërisë Bizantine në këtë rajon.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0558489, me gjatësi gjeografike: 469576.6., në lartësi mbidetare: 439 m.

kisha nesalc

                                                 Kisha e Vjetër në Nasalcë

1.11. Kisha ortodokse shqiptare në Gramadë.

 

Kisha është e kohës së hershme antike, e shekullit V, era e jonë. Banorët gjatë punëve kanë gjetur material arkeologjik të kohës antike dhe themele të kishës. Kjo kishë gjendet në lokalitetin antic në Gramadë, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0556919, me gjatësi gjeografike: 469420.9, në lartësi mbidetare: 507 m.

 kisha gramade

                                                             Kisha në Gramadë me gjetje arkeologjike

 

1.12.Kisha ilire në Boroc. 

Hulumtuesi I fshatit Boroc, Blagoje Mlladenoviq për këtë kishë nuk deshti të na jap shënime. Mirëpo nje banore tjetër serbe, plakë 70 vjeçare, Nada Arsiq na vërejti ekipin hulumtues dhe më ndau mua nga të tjerët dhe hullumtuesi. Më pyeti se a jam unë kryesori në këtë ekip, po I thashë. Atëherë ajo më tregoi se sipas të dhënave të vjehrrit të saj, Donçe Arsiq, kjo ka qenë kishë romake e banorëve të këtueshë, është e juaja , sikur u shpreh ajo ilire-shqiptare dhe dronte mos po e sheh apo ndëgjon hulumtuesi serb.

Banorët e fshatit tashti këtë kishë, gërmadhat vetëm kanë mbetur e shfrytëzojnë si vend për lutje ortodokse serbe.

Kisha gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:4224201, me gjatësi gjeografike: 2144665, në lartësi mbidetare: 420 m.

kisha-boroc

                                                          Kisha ilire në Boroc

 

1.13. Kisha në Novosellë. 

Është kishë e periudhës antike, e shekullit III-IV. Banoret e Novosellës e quajnë Manastirishte.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4222507, me gjatësi gjeografike: 2146005, në lartësi mbidetare: 535 m.

kisha novosel

                                                           Kisha në Novosellë

 

1.14.Kisha antike në Jabllanicë.

 

Kanë mbetur vetëm gërmadhat e saj dhe ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422220.2, me gjatësi gjeografike: 215432.9, në lartësi mbidetare: në lartësi mbidetare: 419 m.

 kisha jabllanice

                                                   Kisha antike në Jabllanicë

 

 

1.15.Kisha katolike në Konçul.

 

Kjo kishë gjendet në fshat, përskaj rrugës Bujanoc-Gjilan, në të djthtë. Sipërfaqja e Kishës antike sigurisht që është më e madhe se sa duket në shikim, për shkak se aty janë ngritur ndërtesa dhe mure. Atë ditë që e vizituam me ekipin hulumtues  gjetëm material të bollshëm arkeologjik, por dita –ditës edhe kësaj kishe do t’i humbin gjurmët, duke u shkatërruar pos nga natyra edhe nga dora e njeriut.

 Kisha është katolikeantikë ilire-dardane.

kisha-koncul

                                          Kisha katolike në Konçul

 

kisha-koncul 2

                            Gjetje arkeologjike –Kisha katolike në Konçul

 

1.16.Kisha te Prroni i Kumbullës. 

Te Prroi i Kumbulllës në Mëhallën e Luranit të Konçulit gjendet një lokalitet, në të cilin gjendet kasha, bunari i kishës, krroi i Kishës dhe varrezat . Këtu janë gjetur monedha Akçe, të Pajazitit I, të Muratit II, të Mehmetit I, thotë Rexhep kadriu.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422754.4, me gjatësi gjeografike: 21405.7, në lartësi mbidetare: 492 m.

 

 kisha- prroi

                                         Kish ate Prroi I Kumbullës

 

1.17.Kisha te Kulla e Hasanit në Konçul.  

Sipas Rexhep Kadriut, kisha i takon shekullit XIII-XIV dhe ka qenë kishë katolike ilire dardane.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422623.2, me gjatësi gjeografike: 214223.1, në lartësi mbidetare: 436 m.

kisha- kulla

                                           Kisha  te Kulla e Hasanit në Konçul

kisha- kulla 2

                                  Gjetje arkeologjike-Kisha te Kulla e Hasanit në Konçul

 

 

1.18. Kisha ortodokse në Konçul. 

Ajo është ndërtuar në themelet e kishës katolike, e cila i ka takuar populllit autokton iliro-dardan, thotë Rexhep kadriu.Supozimi im është që ka mund të jetë edhe kishë ortodokse shqiptare e hershme.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422641.1., me gjatësi gjeografike: 214220.6, në lartësi mbidetare: 385 m.

kisha-ortodokse

                                     Kisha ortodokse në Konçul

 

1.19.Kishë në Mëhallën Sejac të Konçulit.

Kanë mbetur vetëm gërmadhat dhe kasha është mbuluar më dushkajë dhe drunjë të ndryshëm, por kur shikohet më hollësisht duken themelet e kishës të shekullit V-VI të epokës së re.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 42279.7, me gjatësi gjeografike: 21424.4, në lartësi mbidetare: 440 m.

kisha -sejac

                                     Kisha në Mëhallën Sejac të Konçulit

 

 

2.MANASTIRET 

 

2.1.Manastiri i Shën Gavrillit në Llopardincë.

 

Në konpleksin e manastirit gjendet kisha, bujtina dhe ndërtesa ndihmëse për rreth.

Manastitri gjendet ne koordinatat me gjërësi gjeografike: 423036.8, me gjatësi gjeografike: 214544.5., në lartësi mbidetare: 598 m.

manastiri-llapardinc

                                               Manastiri në Llapardincë

foto-llapardinc

                                                  Fotografi e Manastirit në Llapardincë

 

 

2.2.Manastiri Bujiq në Spançec. 

Shihen muret e prishura nga koha dhe dora e njeriut.

Manastiri gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422140.7, me gjatësi gjeografike: 215159.2, në lartësi mbidetare: 485 m.

manastiri-spancec

                                            Manastiri Buiq në Spançec

 

3.NEKROPOLE 

 

3.1.Varrezat te Bira e Nemcit në Tërnoc kanë qenë me kulme. Edhe sot shihen dhe gjenden qeramikë e varrezave.

Nekropola gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559389, me gjatësi gjeografike: 470410.5, në lartësi mbidetare: 581 m.

varreza-bira nemcit

                                            Varrezat te Bira e Nemcit në Tërnoc

varreza-bira nemcit 2

Gjetje arkeologjike – Varrezat te Bira e Nemcit në Tërnoc

 

 

3.2.Varrezat e Gradinës në Tërnoc kanë gjatësinë veri-jug prej 100m dhe lindje-perëndim prej 50 m. Varrezat janë skeletore, të mbuluara me kulme.

Ato gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559563, me gjatësi gjeografike: 470511.9, në lartësi mbidetare: 547 m.

varreza0gradin

                                     Varreza skeletore ne Gradinë të Tërnocit

 

 

3.3.Varrezat antike në Jabllanicë. 

Ato gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422220.2, me gjatësi gjeografike: 215432.9, në lartësi mbidetare: në lartësi mbidetare: 419 m.

varrezat-jabllanice

                                          Varrezat antike në Jabllanicë

 

3.4. Nekropole familjare në Bilaç.

 

Këto varreza familjare datojnë nga shekulli IV i erës sonë. Ato shtrihen përgjatë lumit të Bilaçit, në të majtë, te Kisha ortodokse. Krijohet përshtypja se qëllimisht është ndërtuar kisha ortodokse për t’i mbuluar dhe humb tragjet e nekropolese ilire në këtë vendbanim të vjetër dardan.

Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422115.1, me gjatësi gjeografike: 214448.6, në lartësi mbidetare: 402 m.

varreza-bilac

                                                 Varrezat  familjare në Bilaç

varreza-bilac 2

                                                             Varrezë familjare në Bilaç

 

 

3.5.Varrezat te Kisha e Prronit të Kumbulllës, në Mëhallën e Luranit të Konçulit gjenden në të njëjtat koordinata gjeografike sikur edhe Kisha.

varreza-prroi

                                        Varrezat te Kisha e Prronit të Kumbulllës në Konçul

 

 

3.6.Nekropole në Osllarë.

 

Sipas Rexhep Kadriut janë të periudhës së shekullit II-III së erës sonë. Këtu janë gjetur material të ndryshëm arkeologjik: urne, qeramikë, monedha dhe stoli ari. Nekropolja kap sipërfaqen 60 X 70 m.

Nekropolja vazhdon deri te bagremat e këtij fshati. Nekropolja është i pa hulumtuar dhe i pa gjurmuar.

Ajo është nekropole e banorëve shqiptarë autoktonë në këtë vendbanim dhe gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559461, me gjatësi gjeografike: 469644.1, në lartësi mbidetare: 437 m.

 nekropole

                                                            Nekropole në Osllarë

 

 

3.7.Varrezat bizantine në Gradinë të Tërnocit. 

Këto varreza i takojnë Perandorisë Bizantine të shekullit V-VI të erës sonë sipas Rexhep Kadriut.

Qeramika e gjetur e argumenton saktesisht kohën e këtyre varrezave.

Ato gjenden në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0559440, me gjatësi gjeografike: 470527.7, në lartësi mbidetare: 536 m

varrezat-gradine

                                             Varrezat në Gradinë të Tërnocit

gradine 3

                        Gjetje arkeologjike-Varrezat në Gradinë të Tërnocit

 

Përfundim

 

 

Trashëgimia kulturore ilire-dardane-shqiptare u përvetësua me forcë e dhunë nga kultura serbe pas shekullit XII, sidomos kah gjysma e dytë e shek XIII, kishat, manastiret  dhe nekropolet ilire-dardane-shqiptare në Rajonin e Bujanocit serbizohen në forma të ndryshme, të cilat i cekim më lartë gjatë shtjellmit të të tyre veç e veç , sidomos të Malësisë Lindore të saj.Kështu  u ndërtuan apo rindërtuan kisha ortodokse sllave në themelet e kishave, manastireve dhe nekropoleve të krishtera , herë herë  vendet e këtyre objekteve rrethohen, vehen kryqe ortodokse sllave dhe shërbejnë për faltore të tyre.

Presionet, dhuna e Serbëvë ishte shumë e egër ndaj popullatës shqiptare në Rajonin e Bujanocit, gjatë shekullit XII-XVI, sa që popullata shqiptare e krishterë, sidomos të besim ortodoks, sepse duhet ta mësonte gjuhën greke ose serbe, për të qenë “ ortodoksi” i mirë, ose në shekullin XVI , me ardhjen e Perandorisë osmane, sikur kjo popullate u detyrua ta pranojë islamin, si besim më të lehtë dhe më të pranueshëm, edhepse i tërë besimi islam nuk zhvillohej në gjuhën shqipe.
Të themi se edhe në kohën e Perandorisë osmane, kisha serbe kishte përkrahjen e saj. Poashtu të themi se edhe në Kohen e Romakëve, Bizantit, Serbëve, Perandorisë osmane dhe më vonë në Mbretërinë kroate, sllovene dhe serbe, Shqiptarëve të krishterë dhe të islamit nuk iu lejua t’i kryejnë ritet e tyre në gjuhën shqipe dhe as të shkollohen në gjuhën e tyre amtare.

 

 

REFERENCAT

 

1. Jiricek, K.Istorija Srba, I, Beograd, 1922  

2. Xhufi, Pëllumb, Shqiptarët në Mbretërinë serbe të Nemanjidëve, Kosova, nr 4,1994

3. Filipovic,Mil. S. Etnicke prilike u Juznoj Srbiji, Skoplje, 1937

4. Karic,Vladimir, Srbija(opis zemlje, naroda i drzave), Beograd, 1997

5.Cvijic, Jovan, Geografski polozaj I veze, Govori I clanci, Sabrana dela, tom 3

6.Djeric, Vas. Nekoliko glavnih pitanja iz etnografije Stare Srbije I Macedonije, Srem. Karlovci, 1922

7. Stojanovski, Aleksandar Vranjski Kadiluk u XVI veku,Vranje, 1965

8.Vardarska banovina, Kumanovski okrug, srez Presevo, knjiga III, Beograd, 1938

9.Banovina Vardarska, opsti pregled, Skoplje, 1931

10.Salihu, Xhemaledin, Kultura shqiptare në Preshevë 1945-1995, Preshevë, 1999

11. Salihu, Xhemaledin Përfaqësimi i Shqiptarëve të Rrethit të Preshevës në organet dhe institucionet partiake e shtetërore në vitet 1945-47, www.Zemra shqiptare, 02.08.2010

12. Ismajli, Rexhep Mbi disa toponimi në Serbi të Jugut dhe në Maqedoni të Veriut, Gjurmime albanologjike, nr.1-2, Prishtinë, 1970

13. Stankovic, Todor P. Putne beleske po Staroj Srbiji 1871-1098, Beograd, 1910

14.Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913

15.Hetemi, Ilmi, Sa jemi të njohur për zbulimet arkeologjike në Luginën e Preshevës?, Jehona, nr.57, Tërnoc, 2001

16.Kostic, Mihajlo, Presevska kotlina, Drustveno-geografska studija, Vranjski glasnik, knj.V, Vranje, 1969

17.Kadriu, Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë

18.Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës
Bujanoc: Kthehet në shtëpi, por shtëpi nuk ka! (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration