Titulli zë i fuqishëm  i Luginës
Lokale

Titulli zë i fuqishëm i Luginës

05.Jan.2013 01:55
0
titulli- 1 vit me juTitulli një medium i themeluar nga një grup gazetarësh me përvojë  dhe njerëz tjerë të medias ka arritur të transformoj qasjen ndaj problemeve qe e preokupojnë qytetarin e rajonit të Luginës. Portali i Pavarur Informativ Titulli,  filloi punën më 5 janar 2012 me qëllim të zhvillimit të medias e gazetarisë në përgjithësi dhe nxitjes pozitive për realitetin shoqëror. Duke e pasur parasysh numrin e madh të portaleve, mediave  elektronike dhe atyre të shkruara në Luginë, personeli i mediumit më të përfolur në këtë rajon mori punën në mënyrë serioze me qëllimin e vetëm, atë që të shndërrohet në një zë të fuqishëm të Luginës. Puna e Titullit filloi me prezantimin e ngjarjeve më të rëndësishme në Luginë  dhe rajon, duke prodhuar dhe publikuar lajme me interes kombëtar, politik, ekonomik dhe social në kohën më të shpejt të mundshme dhe gjithmonë duke ju përmbajtur objektivitetit, saktësisë dhe etikës. Përveç informimit, Titulli ka dhënë një kontribut edhe në aftësimin dhe shkollimin e gazetarëve të rinj dhe krijimin e një stili të veçantë për prezantimin e lajmeve që sot po shërben si shkollë për shumë gazetar dhe media në Luginë. Gazetaria e Titullit ka filluar duke promovuar fjalën e lirë dhe mendimin ndryshe për të gjitha shqetësimet e qytetarëve, gjithashtu ka qenë syri më kritik ndaj veprimeve të spektrit politik të Luginës me qëllim të nxisë proceset që shkojnë në të mirë të qytetarëve. Portali i Pavarur Titulli numëron një personel prej 12 vetave me angazhim të rregullt dhe korrespodencë, i cili është i orientuar drejt informimit të drejtë, saktë dhe mbrojtjes së vlerave shoqërore e rritjes së ndikimit të medias. Titulli sot është mediumi më i besueshëm dhe më i  përfoluri në Luginë, i cili vazhdimisht sjellë risi për vizitorët dhe fakte të reja për të gjitha ngjarjet që janë me interes për opinionin tonë. Gjithashtu vlen të theksohet se lajmet tona sot qarkullojnë gati se çdo ditë nëpër mediumet tjera lokale dhe rajonale, gjë e cila na bënë më të përkushtuar drejt  rrugëtimit tonë për zhvillimin e gazetarisë së lirë dhe objektive. Titulli ka qenë dhe do të mbetet një zë i fuqishëm  i Luginës, duke promovuar transparencë, integrim dhe zhvillim të përgjithshëm të shoqërisë sonë. Andaj, viti 2013 do të jetë një vit që do sjellë të mira pozitive gazetarisë në këto hapësira dhe njëkohësisht do të ndikojë më edhe shumë në luftimin e dukurive negative dhe nxitjen e proceseve pozitive.   Me respekt, redaksia e Portalit të Pavarur-TITULLI ************************************************************************************************************************  http://youtu.be/hOcdxrmw904
Pritje të gjata në Konçul dhe Merdare (foto)
Çitaku, Nikolliqit: Nëse unë nuk shkoj në Preshevë, as ti nuk vjen në Graçanicë!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration