Ti rinjtë e Bujanocit, kontribues të bashkëpunimit
Lokale

Ti rinjtë e Bujanocit, kontribues të bashkëpunimit

10.Jul.2012 12:46
0
Në ambientin e një hoteli ne Liqenin e Vllasinës gjatë fundjavës së kaluar është mbajtur një seminar me nxënës shqiptar dhe serbë me qëllim të bashkëpunimit mes tyre. Pjesëmarrës në këtë seminar ishin nxënësit e shkollave të mesme nga Bujanoci,Presheva dhe Vranja, ndërsa  organizatorët këtë lloj aktiviteti e emëruan me moton “të drejtat e pakicës,obligim I shumicës”. Një nga ligjëruesit Bojana Stojkoviq gjatë ligjëratave deklaroi se bashkëpunimi mes komuniteteve është I domosdoshëm për një shoqëri demokratike dhe të avancuar . Ajo shpjegoi  se diskriminimi   më i  madh  bëhet te romët edhe në  ditët e sotme. Temat të cilat u trajtuan gjatë seminarit ishin diskriminimi ,diskriminimi I romëve ,dhe trajtimi I invalidëve gjatë punës dhe punësimit të tyre. “Jemi ndarë të kënaqur nga ligjëruesit nga organizimi dhe gjithçka ka qenë perfekt”,tha Arta Ramizi nxënëse e shkollës së mesme nga Bujanoci. Organizator i këtij seminari ishte organizata jo qeveritare  nga “Generator” nga Vranja, e cila ka për qëllim krijimin e një shoqërie të barabartë dhe aktive, zhvillimin e kulturës së tyre dhe respektimi i të drejtave të njeriut në gjithë territorin e Serbisë. Qëllimi I seminarit ishte  përmirësimi i marrëdhënieve ndër etnike në Serbi,   dhe nxitja e bashkëpunimit mes gjeneratave te reja. /Miranda Nevzadi&Zylihaje Selmani/Titulli.com/
Arifi: RTV “Bujanoci” në kaos të vërtet kuadrosh
Lugina temë diskutimi në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration