Thirrje për programin "Praktikë në Qeveri" mund të aplikojnë edhe të rinjtë e Luginës së Preshevës
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve hap programin “Praktikë në Qeveri” për punë praktike me pagesë për gjashtë (6) muaj në institucionet e nivelit qendror.
Përkatësisht, praktika në punë do të ofrohet në Zyren e Kryeministrit dhe në Ministri.
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hap thirrjen për programin "Praktikë në Qeveri" në të cilin mund të aplikojnë edhe të rinjtë e Luginës së Preshevës.
Kriteret e përgjithshme për aplikim Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë: 1. Deri në moshën 29 vjeçare; 2. Në vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në nivelin Bachelor apo Master (drejtimet e specifikuara në tabelë); dhe 3. Kanë notën mesatare në studime më të lartë se 8.0.
Punë praktike me pagesë për 6 muaj në institucionet e nivelit qendror për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare me notë mesatare mbi 8.0.
Aplikoni deri më 9 gusht 2024.
Për detajet e aplikimit dhe listën e institucioneve: https://mfpt.rks-gov.net/.../d31566ff-d22b-445e-b3e6...