Thirrje nga Lugina: Kthehuni, regjistrohuni, tregoni që ekzistoni (Video)
Lokale

Thirrje nga Lugina: Kthehuni, regjistrohuni, tregoni që ekzistoni (Video)

16.Oct.2022 09:18
0

Bilall Beka ka ardhur nga Berni i Zvicrës për të regjistruar veten dhe familjen e tij në Medvegjë.

Ai ka disa ditë që po pret regjistruesit, por ata ende nuk kanë ardhur në shtëpinë e tij, ndërkohe që të gjithë anëtarët e familjes thotë se kohë më parë ia kanë shlyer nga regjistri civil.

“Kemi ardhur  të regjistrohemi. Ne na kanë shlye krejtësisht e nuk e di pse. Unë kam ardhur prej Zvicrës për me e regjistrua familjen që jetojmë në Zvicër që 41 vjet,, por  tash nuk e di çka po bëhet, a po  na regjistrojnë a s`po na regjistrojnë”, thotë Bilall Beka nga Medvegja.

Nga Zvicra ka ardhur edhe Hafiz Zymberi i cili ka një mesazh për të gjithë shqiptarët e Luginës e veçanërisht ata të Medvegjës.

“Jo, jemi duke  pritë. Kemi ardhur prej Zvicrës të  regjistrohemi edhe sot nesër, sot a nesër dhe ende askush.  Mesazhi im është që çdo shqiptar që i thotë vetes  shqiptar, të vijë e regjistrohet”, thotë Hafiz Zymberi nga Medvegja.

E, thirrje për regjistrim ka bërë edhe këshilltarja e kryeministrit të Kosovës për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, e cila qëndroi në Medvegjë për të parë nga afër procesin e regjistrimit të popullsisë  që po zhvillohet në Serbi.

“Sot, gjendem në Komunën e Medvegjës për të parë për së afërmi procesin e regjistrimit të popullsisë. Ajo që më gëzon më së shumti është që ka vullnet nga shqiptarët të cilët jetojnë dhe veprojnë në diasporë dhe ata që jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, pavarësisht pengesave të cilat hasen”, tha Sinani.

Lirona Zuka përfaqësuese e zyrës së Këshillit Nacional Shqiptar, ka ftuar shqiptarët e Medvegjës që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa të regjistrojnë veten dhe familjarët e tyre.

“U bëj apel të gjithë medvegjasve, të gjithë shqiptarëve në përgjithësi që të qëndrojë të paktën një anëtarë i familjes në vendlindje, sepse një anëtar i familjes mund t’i regjistrojë veten dhe familjen e tij dhe mundet që ta caktojë  kombësinë, gjë që është shumë e rëndësishme për ne”, tha Zuka për RTK-në.

Si pasojë e bojkotit të regjistrimit dhjetë vite më parë, në Medvegjë kryesisht, por edhe në tërë Luginën e Preshevës, janë shlyer nga regjistri civil më se katër mijë qytetarë shqiptarë.

Marrja pjesë aktive në regjistrimin e popullsisë vlerësohet si kundërpërgjigjeje e diskriminim të vazhdueshëm shtetërorë që po u bëhet shqiptarëve të kësaj zone.

Kurti për marrëveshjen me Serbinë: Nuk ka mbetur edhe shumë kohë, duhet ta kryejmë sa më shpejt
Rama: “Satelitët, gati për t’u lëshuar në hapësirë”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration