Lokale
Të rinjtë shqiptarë të bashkuar në Preshevë
Në Preshevë sot u mbajt takimi i pestë i Lidhjes Mbarëshqiptare të Forumeve Rinore
Me prezencën e përfaqësuesve nga Forumet Rinore të partive politike shqiptare nga Lugina, Shqipëria, Kosova, Maqedoni dhe Mali i Zi, sot u mbajt takimi i pestë i Lidhjes Mbrëshqiptare e këtyre forumeve.
Përfaqësuesit e rinj kanë zhvilluar një mbledhje në Kuvendin Komunal të Preshevës , ndërsa në të mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Ragmi Mustafa.
Në mbledhjen e mbajtur u bisedua për bashëkrendim të aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa u bë edhe promovimi i frymës së bashkëpunimit dhe dashurisë mes popullit tonë.
Nga takimi, të pranishmit janë angazhuar për të pas aktivitete të përbashkëta, më të shpeshta, në të gjitha trojet shqiptare.
Gjatë ditës, në program është edhe shëtitja e delegacionit mysafirë në Preshevë, vizitë në zyrën për të rinj, si dhe në fund një drekë e përbashkët.
Lidhja Mbarëshqiptare e Forumeve Rinore të partive politike shqiptare, u themelua në Prizren, më 9 qershor të këtij viti.
Me këtë rast nga të pranishmit, në mesin e të cilëve edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, u nënshkruajtë Deklarata për themelimin e kësaj lidhje./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!