Takim në Ministrinë e Pushtetit Lokal, kërkohet ndryshimi i vendimit për KKSH-në
Lokale

Takim në Ministrinë e Pushtetit Lokal, kërkohet ndryshimi i vendimit për KKSH-në

16.Sep.2014 19:18
0

 

Halimi, Kamberi e Beqiri, kërkuan, sot në një takim me Ministrinë e Pushtetit Lokal, ndryshimin e vendimit që ka të bëjë me numrin e anëtarëve të KKSH. Një vendim i këtillë çon në rrugën e bojkotit të zgjedhjeve.

Në një takim në ministrinë e pushtetit lokal, deputetët Riza Halimi dhe Shaip Kamberi si dhe kryetari i KKSH Galip Beqiri, kanë kërkuar ndryshimin e vendimit për zgjedhjet e këshillave kombëtare, sipas të cilit, përbërja e re e Këshillit Kombëtar Shqiptar do të këtë vetëm 15 anëtarë, në krahasim me 29 sa ka përbërja aktuale.

“Para përfaqësuesve të ministrisë, janë paraqitur argumentet juridike dhe politike, për dëmin që e shkakton vendimi aktual për interesat shqiptare në rajon. Përfaqësuesit e ministrisë, kanë marrë obligim që këto argumente t’ia paraqesin ministreshës Kori Udovicki dhe qeverisë”, thuhet në njoftimin dërguar portalit informativ Titulli nga delegacioni i përfaqësuesve shqiptarë të Luginës.

Dy deputetët dhe kryetari i KKSH-së kanë paraqitur mundësinë e mospjesëmarrjes në zgjedhje të Partisë për Veprim Demokratik në rast të mosndryshimit të vendimit.

“Edhe pse takimi ishte paralajmëruar më herët dhe ishte parë si mundësi që të ndryshohet vendimi aktual i ministrisë, Skender Destani, kryetar i Bashkimit Demokratik të Luginës ka dalë me deklaratë se partia e tij del në zgjedhje duke pranuar kështu formalisht kushtet imponuese dhe të dëmshme të ministrisë së pushtetit lokal”, thuhet në njoftim.

Deputeti Halimi dhe Kamberi më herët kishin paralajmëruar se do të kërkojnë nga ministria ndryshimin e këtij vendimi që dëmton interesat e shqiptarëve, duke shtuar se Partia për Veprim Demokratik qëndrimin rreth bojkotit apo pjesëmarrjes në zgjedhje do ta japë pas analizimit të situatës./Titulli.com/

Bastisje në Bilaç, Musliu: Me këto veprime Serbia po i shpërngul shqiptarët
Shqiptarë nga Lugina, pjesë të shërbimit sekret UDB! (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration