Tabanoc-Preshevë: Dogana kap "monedha" të vjetra
Shërbimet e Doganës ditë më parë kanë kapur "monedha" të vjetra në vendkalimin kufitar Tabanocë-Preshevë, mes Serbisë dhe Maqedonisë.Bëhet fjalë për afro 300 monedha të vjetra të cilët nga Serbia në mënyrë ilegale është dashur të transportohen në Shkup përmes një shtetasi nga Maqedonia.
Dogana maqedonase gjatë kontrollit ka zbuluar se monedhat e vjetra janë fshehur te vetura e shtetasit nga Maqedonia. /Titulli.com/