Ta mbrojmë monumentin së bashku
Lokale

Ta mbrojmë monumentin së bashku

06.Jan.2013 20:38
0
pllaka-presheveKryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik, me shqetësim është duke i përcjell zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, të cilat kanë marrë përmasat e një kërcënimi serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon. Provokimet e kreut shtetëror të Beogradit për rrënimin e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së, ka nxitur reagimet e shqiptarëve jo vetëm në Luginën e Preshevës, por edhe të institucioneve më të larta në Shqipëri e Kosovë. Reagimet shqiptare për ta mbrojtur monumentin e lirisë, janë një zë i fuqishëm i unitetit shqiptar, por edhe një mbështetje morale për spektrin politik dhe institucional në Luginën e Preshevës për të vepruar si një trup i vetëm. "Pushteti aktual i Beogradit, kërkon me forcë rrënimin e lapidarit të UÇPMB-së në qendër të Preshevës, ndërsa lejon ngritjen e një lapidari në Bujanoc për forcat e sigurimit serb të ish Millosheviqit, të rënë gjatë proceseve luftarake në Luginë. Këto provokime nga më të rënda, që nga përfundimi i luftës në këtë rajon, kanë zënë në gjumë faktorët ndërkombëtarë, të cilët ishin pjesë e dialogut për arritjen e marrëveshjes paqësore në Luginë dhe të disa individëve, mjerisht, shqiptarë, të cilët për interesa të ngushta pushtetare shantazhojnë kërkesat legjitime të popullit shqiptar, në trojet e veta etnike", shkruan në reagimin e LPD-së. LPD kërkon urgjentisht mbajtjen e një seancat të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë, në mënyrë që të dëgjohet zëri i këshilltarëve shqiptarë, në instancat më të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, për të gjitha ato padrejtësi, të cilat po i ushtron Beogradi zyrtar, ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, u tha mes tjerash në mbledhjen e kryesisë LPD-së, të udhëhequr nga kryetari i saj Jonuz Musliu./Titulli.com/ ___________________________________________________________________________________________________________________________ http://youtu.be/hOcdxrmw904
Fillon shkolla e avancimit në Bujanoc
Lugina nuk dëshiron dhunë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration