Si të shmangim stresin? Bill Gates ka “teorinë e dollapit”
Bill Gates jep gjithmonë mendimin e tij, pavarësisht çështjes për të cilën bëhet fjalë. Themeluesi i Microsoft, veçanërisht aktiv në temën e pandemisë, ka dhënë këndvështrimin e tij edhe për të ardhmen e ekonomisë apo për situatën në Grenlandë.
Tashmë, ai ka treguar edhe “trukun” për të ulur nivelin e stresit, truk që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Njihet si “teoria e dollapit” dhe është një metodë e thjeshtë që miliarderi e zbuloi kur po kërkonte arsyet pse krijohet stres dhe pse ka produktivitet të ulët në punë.
Bill Gates preferon të shmangë shpenzimin e shumave të mëdha për veshje, duke i konsideruar “shpenzime të panevojshme” që nuk kontribuojnë fare në jetën personale apo në punë. Sipas kësaj teorie, të kesh gjërat thelbësore në gardërobë të lejon të kesh një imazh të identifikueshëm, të gjenerosh ndjeshmëri me klientin dhe nuk do të vonohesh kurrë për në punë duke menduar se çfarë të veshësh.
Bazuar në këtë teori, duhet të keni në dollap vetëm “thelbësoret”: një pallto për ditët e ftohta të dimrit dhe bluza për verën. Me këtë metodë, Bill Gates pretendon se ka “më pak stres” gjatë gjithë vitit, diçka që në mënyrë indirekte e bën edhe atë të jetë më produktiv.