Gjermani: Theret për vdekje ish-boksieri shqiptar (FOTO)
Rajoni dhe Politika

Gjermani: Theret për vdekje ish-boksieri shqiptar (FOTO)

04.Jan.2023 08:41
0

Ish-kampioni i boksit në Gjermani, Liridon B. është therur për vdekje mëngjesin e së shtunës, ditën e fundit të vitit 2022.

Ai u gjet pa shenja jete në hekurudhë me plagë të marrë nga një mjet i mprehtë.

Ngjarja ndodhi në stacionin e trenit në Gunzenhauser.

Shqiptari raportohet të ketë pasur një përleshje me mikun e tij, Andreas M, të cilin e lëndoi rëndë duke e goditur me thikë.

Dy orë e gjysmë pas përleshjes, ish-boksieri u gjet pa shenja jete, shkruan Bild përcjell Klankosova.tv

Policia ende po e heton rastin, por e përjashton mundësinë që shoku i tij të jetë i dyshuar për rastin.

Dyshohet se 23-vjeçari mund ta ketë goditur vetën me thikë nën ndikimin e drogës.

Por, ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes, që pritet të sqarohen pas hetimeve, shkruan gazeta Bild, përcjell Klankosova.tv

E për talentin e boksit, ka folur ish-trajneri i tij, Ralf Markert.

Ai shpjegoi se ish-boksieri me rrënje shqiptare kishte talent të madh, por kishte rënë në shoqëri të keqe.

“Ra në rrugë të këqija. Shoqëri e keqe, drogë, burgim. Pas burgut erdhi tek unë, donte të rikthehej në boks. Ai më premtoi se nuk do të bënte më marrëzira. Por, para një viti e braktisi përfundimisht sportin”, theksoi Markert/Klankosova.tv

Ragmi Mustafi sqaron akuzat për ndarjen e granteve të Kosovës
Si të shmangim stresin? Bill Gates ka “teorinë e dollapit”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration