Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?
Trupi dhe shëndeti

Si ndërlidhen me njëra-tjetrën mosha, kanceri dhe sëmundjet e zemrës?

09.May.2020 11:44
0

Mosha në të cilën mbijetuesit e kancerit diagnostikohen me sëmundjen e tyre mund të ndihmojë në parashikimin e rrezikut të tyre për vdekjen nga sëmundjet e zemrës

Pacientët e diagnostikuar në moshë të re me kancer mund të ballafaqohen me rreziqe më të mëdha të sëmundjeve të zemrës, thonë autorët e studimit.

Besohet që trajtimi i kancerit e rritë rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës më vonë, e veçanërisht mes mbijetuesve të kancerit në moshën e adoleshencës, atyre të kancerit të gjirit etj.

Ky studim i ri, i publikuar me shtatë nëntor në ‘Curculation’, ka eksploruar në qoftë se mosha e diagnostikimit me kancer mund të ndikojë në rreziqet serioze të zemrës.

Studimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 200,000 mbijetuesve të kancerit në Britaninë e Madhe dhe ka zbuluar se 6 për qind e vdekjeve i atribuohen sëmundjeve të zemrës.

Dhe, pacientët e diagnostikuar me kancer gjatë adoleshencës kishin rrezik shumë më të madh të vdisnin nga sëmundjet e zemrës sesa personat që nuk kishin kancer.

Ata të diagnostikuar me kancer në moshën 35 deri në 39 vjet kishin vetëm 1.2 herë më shumë rrezik të sëmundjeve të zemrës.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration